Erdogan: Do ta ndihmojmë Katarin

Erdogan: Do ta ndihmojmë Katarin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot e fillon një turne dyditëshe, me ç’rast e viziton Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin, derisa po vazhdon riza rajonale. Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, dhe vende të tjera, i kanë shkëputur lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin, për shkak të dyshimeve se i financon ekstremistët […]

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot e fillon një turne dyditëshe, me ç’rast e viziton Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin, derisa po vazhdon riza rajonale.

Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, dhe vende të tjera, i kanë shkëputur lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin, për shkak të dyshimeve se i financon ekstremistët islamikë dhe ka marrëdhënie të afërta me rivalin rajonal, Iranin. Katari i ka hedhur poshtë akuzat.

Zoti Erdogan sot planifikohet të takohet me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, e pastaj do të qëndroj në Kuvajt, pasi ky vend po ndërmjetëson në krizë. Presidenti Erdogan pritet që nesër ta përfundoj turneun me vizitën në Katar. Deri tash kanë dështuar përpjekjet ndërkombëtare për kapërcimin e krizës, përfshirë edhe involvimin e Shteteve të Bashkuara. Prej se ka filluar kriza në muajin qershor, Turqia ka dërguar ushtarë në Katar dhe vazhdon të dërgoj transporte me ushqime për ta ndihmuar Katarin, që është një vend i vogël por i pasur, i Gjirit. Besohet se Turqia dhe Katari i mbështesin grupet islamike, siç është Vëllazëria Myslimane, që nga shtetet e Gjirit shihen si kërcënim për regjimet e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?