Erdogan kritikon ashpër Izraelin

Erdogan kritikon ashpër Izraelin

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, pasi kritikoi veprimet e regjimit sionist në Kods dhe ndalimin e kryerjes së riteve fetare të myslimanëve në këtë xhami, kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ndalojë regjimin sionist dhe të heqë pengesat e hyrjes në xhaminë Al Aksa. Gjithashtu Erdogan ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik të […]

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, pasi kritikoi veprimet e regjimit sionist në Kods dhe ndalimin e kryerjes së riteve fetare të myslimanëve në këtë xhami, kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ndalojë regjimin sionist dhe të heqë pengesat e hyrjes në xhaminë Al Aksa.

Gjithashtu Erdogan ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik të marrë masa për   hapjen e dyerve të xhamisë Al-Aksa.

Presidenti i Turqisë i ka quajtur të papranueshme kufizimet e vendosura nga regjimi sionist ndaj myslimanëve.

Njëkohësisht presidenti i Turqisë ka mbështetur partinë në pushtet dhe veprimet e saj në qeverisjen e vendit.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan kritikoi sërish Gjermaninë të dielën duke thënë se politikanët gjermanë nuk duhet të bëjnë kërcënime të bazuara në lajme të rreme, ndërkohë që përplasja mes dy vendeve sa vjen e përshkallëzohet.

I pyetur për një letër të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, botuar në të përditshmen gjermane “Bild”, ai tha se investimet gjermane në Turqi nuk janë në shënjestër të operacionit të nisur pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit të kaluar.

“Nuk ka asnjë lëvizje të tillë kundër kompanive gjermane. Ne kemi kompani gjermane që kanë më shumë se 100 vjet që operojnë në Turqi, si Siemens dhe Bosch. A ka ndonjë lëvizje kundër tyre? Jo. Ndaj, askush nuk duhet të përhapë lajme të rreme dhe të bëjë kërcënime bazuar mbi lajme të rreme”, tha Erdogan.

E përditshmja “Die Zeit” raportoi këtë javë se autoritetet turke disa javë më parë i kishin dorëzuar Berlinit një listë me 68 kompani gjermane, mes të cilave Daimler dhe BASF, që i akuzonin për lidhje me klerikun me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, që nga Ankaraja fajësohet se ka orkestruar grushtin e dështuar të shtetit të korrikut të shkuar.

Në një letër në gjuhën gjermane dhe turke, të botuar në të përditshmen gjermane “Bild”, ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel tha se Gjermania nuk ka asgjë me turqit, por nuk mund të qëndrojë indiferente ndërsa qytetarë gjermanë burgosen.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?