Era anulon udhëtimin në Moskë, merr kërcënime nga Rusia sepse ‘BonBon’ është në shqip

Era anulon udhëtimin në Moskë, merr kërcënime nga Rusia sepse ‘BonBon’ është në shqip

Në Moskë nga sot fillon festivali Evropa Plus me performanca “live” ku është pritur të performojnë katër këngëtare shqiptare. Megjithatë, në mesin e këngëtareve performuese që është pritur të performojnë ishte edhe Era Istrefi, por në momentin e fundit ajo e ka anuluar këtë performancë. Kështu mësojnë burimet e Telegrafit, të cilat precizojnë se Era […]

Në Moskë nga sot fillon festivali Evropa Plus me performanca “live” ku është pritur të performojnë katër këngëtare shqiptare.

Megjithatë, në mesin e këngëtareve performuese që është pritur të performojnë ishte edhe Era Istrefi, por në momentin e fundit ajo e ka anuluar këtë performancë.

Kështu mësojnë burimet e Telegrafit, të cilat precizojnë se Era nuk ka udhëtuar fare për në Rusi pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

Performanca e Erës të këngëve në gjuhën shqipe dhe udhëtimi e prezantimi si shtetase e Kosovës ka nxitur kërcënime ndaj këngëtares, e cila nuk ka udhëtuar fare për shkaqe sigurie pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

Tashmë në Moskë gjenden Bebe Rexha dhe Dua Lipa, teksa pritet që të performojë edhe Arilena Ara, gjithnjë nëse ajo ia del që pa problem të arrijë në shtetin rus.

Era Istrefi është duke punuar në projektin e ri të saj i cili lansohet më 25 gusht në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana. /Telegrafi/

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya