Edi Rama zbulon një ‘sekret’: Ja cilit president ia dhashë një palë atlete si të mijat

I përfolur shumë për veshjen e tij në Trieste, sidomos për atletet e famshme për të cilat e shigjetuan pa fund dhe e akuzuan për prezantim jo dinjitoz. Në intervistën në In tv, ai tregoi një sekret, komunikimin me presidentin e Francës, të cilit i dhuroi një palë atlete si të tijat, pasi ia […]
I përfolur shumë për veshjen e tij në Trieste, sidomos për atletet e famshme për të cilat e shigjetuan pa fund dhe e akuzuan për prezantim jo dinjitoz.
Në intervistën në In tv, ai tregoi një sekret, komunikimin me presidentin e Francës, të cilit i dhuroi një palë atlete si të tijat, pasi ia kishte kërkuar.
“Mund t’ju zbuloj një sekret të vogël, presidentit të Francës i cova një palë atlete se i pëlqyen shumë, i do këto i thash, apo një palë si këto, më tha një palë të tjera se këto nuk më bëjnë. Sa e ke numrin i thashë, dhe i dhurova një palë dhe ai u gëzua”- tha Rama, duke shtuar se Macron e ka numrin e këmbës 44, kurse ai 46.












