Edhe Nexhmedin Spahiu jep parashikimin e tij se kush do të jetë Kryeministër

Edhe Nexhmedin Spahiu jep parashikimin e tij se kush do të jetë Kryeministër

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se deri më tani i nominuari i PAN është më afër postit të kryeministrit se sa Albin Kurti. Sipas Spahiut është e vështirë të thuhet se ky do të jetë kryeministri, sepse kjo varet nga manovrimet që do të arrijnë të bëjën […]

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se deri më tani i nominuari i PAN është më afër postit të kryeministrit se sa Albin Kurti.

Sipas Spahiut është e vështirë të thuhet se ky do të jetë kryeministri, sepse kjo varet nga manovrimet që do të arrijnë të bëjën Haradinaj e Kurti për të fituar këtë pozitë.

“Deri në momentin e fund është e vështirë me ditë cila ka me qenë kryeministër, Ramush Haradinaj apo Albin Kurti. Por ajo që dihet është se njëri prej tyre do të jetë kryeministër do të thotë nuk ka një zgjidhje të tretë. Se cili do të jetë varet nga loja që do të luhet deri në momentin e fundit se kush do të jetë më i shkathët të bëjë manovrimet e nevojshme politike për ta arritur deri te tek qëllimi. Për Ramushin ky është shansi i fundit ndërsa për Albinin nëse nuk zgjidhet tash perspektiva që ai të zgjidhet në të ardhmen është më se e sigurt. Deri tani shihet që Ramushi është më afër që të jetë kryeministër por mbetet të shihet”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Blic.

Ai më tej tha se në qoftë se shkohet në zgjedhje, Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Çdo përsëritje e zgjedhjeve na dërgon drejtë asaj që Albini të jetë kryeministër. Mirëpo kjo do të varet shumë nga deputetët e LDK-së e AKR-së”, tha ai

Analisiti politik, ka folur edhe për qëndrim e resë së Ibrahim Rugovës, Blerta Kllokoqi- Rugova e cila në bazë të postimeve, shihet se ajo ka qëndrim kritikues edhe ndaj LDK-së edhe ndaj Kryeministrit në largim Isa Mustafa.

“Ndërsa përgjigjen më të mençur që e kam dëgjuar deri më tani që e ka dhënë është reja e Ibrahim Rugovës. Sa i përket qëndrimit të familjes Rugova, ajo e artikuluar më mirë se sa të gjithë të tjerët. Ajo e ka arsyetuar pse familja Rugova është për Ramushin e jo për Albini Kurtin, kështu edhe të tjerët në LDK duhet të rezonojnë në këtë mënyrë ndoshta jo të gjithë por në LDK do të duhej ndoshta të ishin për Ramushin e jo për Albin Kurtin. Mirëpo duhet të zgjedhim mes Ramushit dhe Albinit nuk ka një zgjedhje të tretë. ”, tha ai.

Albin Kurti, sipas Spahiut gjendet në një pozitë komode sepse ka në duar dy poste, ai ose do të jetë kryeministër i vendit ose shef i opozitës.
Por ajo që duhet të dijë LDK-ja, sipas tij është që në një koalicion me Vetëvendosjen, LDK-ja do të jetë në shërbim të VV-së.

“Por se kë do ta votojnë deputetet e LDK-së mbetet të shihet. Në një koalicion LDK- LVV, është Albin Kurti kryeministër, nuk mund të imagjinohet një koalicion LDK-LVV ku Albin Kurti të mos jetë kryeministër, sepse thjeshtë Albin është në pozitë komode atij nuk i ikë njëra nga pozitat më të rëndësishme në vend, që të jetë kryeministër ose shef i opozitës. Nëse nuk është kryeministër ai do të jetë shefi i opozitës, dhe pse ai të zgjedh një opsion të tretë ku ai nuk do të kishte asnjërin nga postet kur ai ka mundësinë që ta ketë njërin nga këto pozicione.
Nëse LDK mendon koalicion me Vetëvendosje atëherë, LDK-ja do të jetë në shërbim të VV-së. LDK është në situatën të pafavorshme, pra ose do të jetë në shërbim të Ramushit ose të Albinit”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me 3 gusht.

Ndërkohë drejtuesit e Koalicionit PDK- AAK- Nisma vazhdojnë të theksojnë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

Mirëpo nga koalicioni LAA dhe VV theksojnë se asnjë deputet i tyre nuk do ta votoj kandidatin e PAN-it për kryeministër.

Drejtuesit e këtyre dy subjekteve politike janë të bindur se pas dështimit të PAN-it, koalicioni LAA dhe VV do ra formojnë Qeverinë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?