Edhe kjo ndodh: Gruaja shtiret si burrë për t’i shfrytëzuar seksualisht femrat (Foto)

Një grua që mashtroi shoqen e saj për të bërë seks me pretendimin se ishte një burrë, është burgosur për gjashtë vjet e gjysmë. Gayle Newland, nga Willaston, Cheshire, arriti të mashtrojë njerëzit për më shumë se dy vjet, për të arritur “kënaqësi seksuale të çuditshme”. 27-vjeçarja u gjet fajtore në një rigjykim në Gjykatën […]
Gayle Newland, nga Willaston, Cheshire, arriti të mashtrojë njerëzit për më shumë se dy vjet, për të arritur “kënaqësi seksuale të çuditshme”.
27-vjeçarja u gjet fajtore në një rigjykim në Gjykatën e Manchesterit në qershor, duke kryer sulme seksuale. Ajo përdorte një penis protetik (në formë proteze) për penetrim ndaj viktimës me të cilën ishte lidhur, raporton mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Newland qau dhe u rrëzua në dyshemenë e bankës së të akuzuarve kur dëgjoi për dënimin që iu dha këtë pasdite.
Ajo ishte burgosur fillimisht për tetë vjet në nëntor të 2015-ës, pasi ajo u dënua për të njëjtën vepër penale.
Por, dënimi u anulua më vonë me arsyetimin se përmbledhja e çështjes nga gjyqtari gjykues nuk ishte e drejtë dhe e balancuar./Periskopi/















