​Thaçi priti kongresmenin amerikan, Devin Nunes

​Thaçi priti kongresmenin amerikan, Devin Nunes

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kongresmenin Devin Nunes, kryesues i Komitetit të Inteligjencës në Kongresin amerikan dhe George Pappas, këshilltar i lartë në Komitetin e Inteligjencës, të shoqëruar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Presidenti Thaçi ka falënderuar kongresmenin Nunes për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për […]

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kongresmenin Devin Nunes, kryesues i Komitetit të Inteligjencës në Kongresin amerikan dhe George Pappas, këshilltar i lartë në Komitetin e Inteligjencës, të shoqëruar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti Thaçi ka falënderuar kongresmenin Nunes për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

“Jemi partnerë dhe miq, kemi marrëdhënie të veçantë, sepse ndajmë dhe angazhohemi për të njëjtat vlera”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Sipas një komunikate të Presidencës, Thaçi gjithashtu u shpreh se Kosova në vetëm një dekadë si shtet ka arritur suksese të mëdha në ndërtimin e institucioneve demokratike, ekonomisë dhe sundimit të ligjit.

“Nënshkrimi i MSA-së dhe marrja e statusit të vendit kandidat për MCC janë konfirmim i këtyre të arriturave të Kosovës”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi më tej tha se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe konfirmoi përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet.

“Jemi të pa-kompromis në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Kongresmeni Nunes u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin e Evropës Juglindore.

Presidenti Thaçi në fund theksoi se prezenca amerikane në Ballkan është qenësore për paqen, zhvillimin dhe integrimin e rajonit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?