​Putin, presidenti i përjetshëm

​Putin, presidenti i përjetshëm

I pyetur se çfarë do të bëjë kur të përfundojë Presidenca, Vladimir Putin bën një pauzë dhe buzëqesh. “Por, unë nuk e kam vendosur akoma nëse do ta lë Presidencën apo jo”, thotë lideri rus, i pritur me të qeshura dhe duartrokitje nga një audiencë e përbërë thuajse tërësisht nga rusë që kanë lindur pasi […]

I pyetur se çfarë do të bëjë kur të përfundojë Presidenca, Vladimir Putin bën një pauzë dhe buzëqesh.

“Por, unë nuk e kam vendosur akoma nëse do ta lë Presidencën apo jo”, thotë lideri rus, i pritur me të qeshura dhe duartrokitje nga një audiencë e përbërë thuajse tërësisht nga rusë që kanë lindur pasi ai u bë President për të parën herë në vitin 2000.

Një muaj pasi mijëra të rinj rusë dolën nëpër rrugë për të protestuar kundër korrupsionit në elitën e kremlinit, Putin, mori pjesë në një event të konceptuar si bashkëbisedim, me qindra fëmijë, në një përpjekje për ta portretizuar veten si një president, mik të të rinjve. 

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen marsin e ardhshëm dhe Putin pritet të kandidojë dhe të fitojë edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Putin kaloi plot tre orë duke biseduar me fëmijët, në eventin e transmetuar live në televizionin rus dhe duket se ishin marrë që më herët masa që në event të mos kishte pyetje të sikletshme.  

Ndryshe nga konferencat e shtypit të Putinit, që zakonisht variojnë nga një temë tek tjetra, diskutimi me fëmijët ishte fokusuar tek arritjet e tyre në sport, muzikë dhe shkencë dhe tek jeta dhe preferencat personale të Putinit.  

“Më pëlqen të bisedoj me miqtë, të lexojë libra historikë, të dëgjoj muzikë dhe të ushtroj sporte”, tha Putin.  

I pyetur për ëndrrat e tij kur ishte fëmijë, ai ngurroi t’u tregonte, por tha: “Ëndrrat janë gjëra që ndryshojnë me kalimin e kohës, ju duhet të jeni të kënaqur që keni një ëndërr dhe të ecni drejt saj”.  I pyetur nëse e përdor internetin, Putin tha se nuk e bënte këtë thuajse kurrë, por shtoi se mënyra sesi njerëzit përdorin pseudonime, apo identitete të rreme online, është e ngjashme me atë që ai përdorte gjatë punës së tij në KGB.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?