​MASHT, mbi 150 mijë euro të hyra vjetore nga testi i maturës

​MASHT, mbi 150 mijë euro të hyra vjetore nga testi i maturës

Mbi 150 mijë euro janë të hyrat vjetore nga testi i maturës në Kosovë, i cili mbahet pothuajse gjithmonë në muajin maj të vitit përkatës. Derisa pagesa prej 5 euro për çdo maturantë konsiderohet e arsyeshme, kërkohet që nxënësit të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë të lirohen nga ky obligim. Testit të maturës në […]

Mbi 150 mijë euro janë të hyrat vjetore nga testi i maturës në Kosovë, i cili mbahet pothuajse gjithmonë në muajin maj të vitit përkatës. Derisa pagesa prej 5 euro për çdo maturantë konsiderohet e arsyeshme, kërkohet që nxënësit të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë të lirohen nga ky obligim.

Testit të maturës në Kosovë, çdo vit i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë, të cilët për të pasur të drejtën që t’i nënshtrohen këtij vlerësimi, obligohen që fillimisht të kryejnë pagesën prej 5 euro.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, ka thënë për KosovaPress se krahasuar me shpenzimet që ka mbajtja e provimit të maturës, shuma që obligohet për nxënësit mbetet simbolike por me peshë të madhe. Ndërsa për këtë ai rendit disa arsye.

Me mjetet e grumbulluara nga provimi i maturës, Kadriu tha se paguhen edhe administratorët e testit që një gjë të tillë nuk e kanë të obliguar me kontratë të punës. Ndërsa theksoi se pagesa për punën e një administruesi për atë ditë është deri në 30 euro.

Se provimi i maturës është një proces kompleks, udhëheqësi i Divizionit për Monitorim, Mustafë Kadriu, tha se si i tillë është edhe shumë i kushtueshëm. Sipas tij, lënda e parë për këtë aktivitet është ajo që kushton shumë.

Në qoftë se marrim një krahasim me vendet e Ballkanit, sipas Kadriut, Kosova ka shumën minimale pasi që siç tha ai, janë marrë parasysh rrethanat dhe kushtet e përgjithshme në vend.Sipas tij, Shqipëria në maturën e vitit 2017, ka paguar diku 15-16 euro, ndërsa në Turqi është kapur vlera prej 40 euro.

Sa i përket rasteve të ankesave lidhur me çmimin e përcaktuar në Kosovë, ai theksoi se nuk kanë pasur asnjë ankesë, as prej prindërve dhe as prej nxënësve.

Madje lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, konsideron se pagesa është e arsyeshme ndërsa thotë se kategoritë e nxënësve që nuk kanë mundësi të paguajnë duhet të lirohem nga ky obligim financiar.

Ndryshe, matura shtetërore ka filluar të realizohet qysh prej vitit 2005 në disa drejtime të gjimnazit, ndërkaq prej vitit 2006 ka filluar të aplikohet në të gjitha shkollat. Testi i maturës organizohet në dy pjesë, ndërsa nxënësit në momentin që bëjnë pagesën fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar të dy pjesëve./KosovaPress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?