​Këta do të jenë kandidatët e AAK-së për kryetar komunash

​Këta do të jenë kandidatët e AAK-së për kryetar komunash

Meqenëse nuk kanë mbetur as tre muaj të plotë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend, partitë politike tashmë kanë filluar të merren intensivisht me caktimin e kandidatëve dhe asamblistëve për zgjedhjet lokale.  Njëra prej partive, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndonëse të angazhuar me bërjen e numrave për formimin e Qeverisë së Kosovës, […]

Njëra prej partive, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndonëse të angazhuar me bërjen e numrave për formimin e Qeverisë së Kosovës, ata nuk po lënë anash as angazhimin për zgjedhje sa më të mira lokale.

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha u shpreh i kënaqur me procesin zgjedhor lokal brenda AAK-së. Sipas tij, ndonëse ende nuk i kanë zyrtarizuar të gjithë kandidatët për kryetarë komunash, pritjet e kësaj partie janë të mëdha.

Sipas Berishës, AAK ka shënuar rritje në zgjedhjet parlamentare, andaj kjo rritje do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale.

“Ju e dini se në zgjedhjet qendrore Aleanca ka shënuar rritje sa i përket votave. Pritjet tona edhe për zgjedhjet lokale janë të mëdha në zgjedhjet lokale. Jemi në proces të caktimit të kandidatëve për kryetarë të komunave. Është një proces që po shkon mirë në Aleancë, dhe besojmë që sidomos ato komuna që i kemi pasur në qeverisje komunale të udhëhequra nga AAK-ja do të rifitohen në këto zgjedhje”, tha Berisha.

I pyetur nga Indeksonline se a ekzistojnë mundësitë për koalicion parazgjedhor edhe në zgjedhjet lokale, pasi që në ato parlamentare u bënë së bashku PDK-AAK-NISMA, Berisha tha se ende janë në diskutim me degët e AAK-së në gjithë Kosovën.

“Sa i përket koalicioneve eventuale jemi në diskutime të brendshme me degët tona anë e mbanë Kosovës, dhe varësisht prej interesimit të tyre dhe varësisht prej asaj çka pretendojmë në komuna të caktuara vendimin do ta marrim në kohë të duhur“, shtoi Berisha.

Ndonëse emrat e kandidatëve ende nuk janë zyrtarizuar nga AAK, ishte Daut Haradinaj nga kjo parti që disa prej emrave që do kandidojnë në komuna i ka bërë publik.

Në mesin e tyre janë Bali Muharremaj për Suharekë, Daut Haradinaj për Deqan, Smaj Latifi për Rahovec, Ardian Gjini për Gjakovë, Zenun Elezaj për Klinë, Hajrush Kurtaj për Kaçanik, Fatmir Gashi për Pejë dhe Rexhep Kadriu për Gjilan.

Kandidatët përfundimtar, sipas Berishës, pritet të zyrtarizohen deri me datën 10 gusht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?