E tmerrshme: Kështu talibanët ua shpëlajnë trurin fëmijëve për të kryer sulme vetëvrasëse

Të hënën talibanët morën përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në Lahore, Pakistan që vrau të paktën 26 vetë dhe la të plagosur 58 të tjerë. Ekziston një lidhje e fortë midis kësaj vale dhune dhe rritjes së shkollave ekstremiste në këtë vend. Kohët e fundit, Kabineti i Ministrave të Afganistanit zhvilloi një takim të veçantë […]
Kohët e fundit, Kabineti i Ministrave të Afganistanit zhvilloi një takim të veçantë kushtuar çështjes së studentëve afganë që u përfshinë në aktivitete të paligjshme gjatë trajnimit arsimor në Pakistan.
Çështja u fut në axhendën pas operacionit të fundit të policisë, gjatë së cilës 25 të rinj u penguan të dërgoheshin në kampe vetëvrasëse në Pakistan.
Kontrabandistët planifikonin të merrnin fëmijë jashtë vendit nën pretekstin për t’u siguruar atyre arsimimin fetar në qytetin pakistanez Quetta, që ndodhet pranë kufirit me Afganistanin, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Ka mijëra lidhje që veprojnë në mënyrë të paligjshme në të gjithë Pakistanin, ku fëmijëve po u shpëlahet truri për t’u bërë xhihadistë radikalë.
Qytetet pakistaneze të Quetta dhe Peshawar janë të njohura veçanërisht për të pasur lidhje të tilla të një radikalizmi religjioz.
Refugjatët nga Afganistani, sidomos fëmijët, shpesh bien viktimë e këtyre lidhjeve.
Operacioni i kohëve të fundit i bastisjes së policisë afgane, tregoi se fëmijët ishin të rinj, duke filluar nga mosha 6 deri në 14 vjeç dhe ishin kryesisht jetimë.
“Përveç kësaj, “Organizata e Haxhit” dhe pelegrinët duhet të bashkohen aktivisht me këtë çështje. Një nga problemet më të mëdha është rehabilitimi i këtyre fëmijëve. Për fat të keq, në shtetin tonë nuk ka qendra për t’u kujdesur për fëmijë të tillë ose institute për rehabilitimin psikologjik të viktimave”, tha gjykatësja dhe avokatja Homa Alizoy.
Alizoy tha se kur fëmijët jetim e arrijnë moshën madhore, ose bien në burgje ose kapen nga militantët terroristë për t’u përdorur më pas për sulme vetëvrasëse./Periskopi/












