E tmerrshme: Ja në çfarë kushte të rënda punon brigada e zjarrëfikësve të Ferizajit

E tmerrshme: Ja në çfarë kushte të rënda punon brigada e zjarrëfikësve të Ferizajit

Në rastet kur ndodhin zjarre apo aksidente trafiku, ndërhyrja e zjarrfikësve është e domosdoshme.Por brigada e zjarrfikësve në Ferizaj nuk mund ta kryejë gati asnjë prej këtyre detyrave.Në qytetin e madh kosovar, Brigada e Zjarrfikësve ka vetëm një automjet. Madje edhe ai ishte i prishur deri para disa ditësh. Për shkak të mungesës së pajisjeve, […]

Në rastet kur ndodhin zjarre apo aksidente trafiku, ndërhyrja e zjarrfikësve është e domosdoshme.Por brigada e zjarrfikësve në Ferizaj nuk mund ta kryejë gati asnjë prej këtyre detyrave.Në qytetin e madh kosovar, Brigada e Zjarrfikësve ka vetëm një automjet.

Madje edhe ai ishte i prishur deri para disa ditësh. Për shkak të mungesës së pajisjeve, zjarrfikësit rrezikojnë edhe jetën.

Senat Musliu, zjarrfikës në Ferizaj, ditë më parë u lëndua teksa intervenonte në një banesë ku kishte rënë zjarr. Senati dyshoi se brenda kishte një fëmijë.

Senat Musliu, zjarrfikës deklaroi se u mungojnë kushtet elementare për punë e në shumë raste, u prishjen edhe makineritë intervenuese.

“Kjo makineri mbrapa meje shërben për të intervenuar në ndërtesat e larat, sot ekipi i zajrrëfikësve në Ferizaj janë duke e bërë testimin e saj, sepse edhe pse është e vetme që dy muaj ka qenë jashtë”, tha ai.Në përpjekje për të kryer punën, zjarrfikësit rrezikojnë edhe jetën e tyre. E megjithatë nuk mund të japin shumë ndihmë.

Halil Osmani komandanti i Brigadës së Zjarrëfikësve në Ferizaj, tha se problem për zjarrfikësit mbetet mos përcaktimi i përgjegjësive të institucioneve komunale dhe qendrore.

Pagat ata i marrin nga komuna, kurse pushimet dhe nevojat e tjera duhet t`i kërkojnë nga Ministria e Brendshme.

Në komunë e dinë situatën e tyre, por në mungesë të buxhetit, nuk mund t`ua plotësojnë kërkesat.Zjarrfikësit në Ferizaj ka vite që funksionojnë me vështirësi.

Ata nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk paguhen për orët shtesë e as për ndërrimet e natës. Ferizajt i duhen 100 zjarrfikës për numrin e banorëve që ka, por aktualisht janë vetëm 24 që punojnë me kushte minimale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?