E rrallë: Vajza e re përdhunohet përsëri pasi kishte kërkuar ndihmë

Një vajzë 15-vjeçare, e cila kërkoi ndihmë nga një vozitës automjeti pasi u përdhunua, u përdhunua përsëri nga shoferi. Ky rast ka ndodhur në qytetin e Birminghamit të Anglisë. Kërkmi nga autoritetet angleze për t’i gjetur përdhunuesit ende është në proces, por dyshohet se sulmuesit i përkasin etnisë aziatike dhe janë të moshës 20 vjeç. […]
Ky rast ka ndodhur në qytetin e Birminghamit të Anglisë.
Kërkmi nga autoritetet angleze për t’i gjetur përdhunuesit ende është në proces, por dyshohet se sulmuesit i përkasin etnisë aziatike dhe janë të moshës 20 vjeç.
Policia tha se ky sulm ka ndodhur këtë javë në një pjesë të izoluar të stacionit hekurudhor të Birminghamit rreth orës 7 të mëngjesit, njoftoi “Sky News”, transmeton Periskopi.
Vajza pasi ishte përdhunuar nga sulmuesi i parë, iku drejt një automjeti të panjohur për të kërkuar ndihmë, me ç’rast rezultoi të përdhunohej përsëri pasi hyri në makinën e tij.
Detektivët nga Policia Britanike e Transportit Hekurudhor kanë nisur një hetim të madh për t’i identifikuar sulmuesit./Periskopi/












