BE e nuk pajtohet me propozimin e May për europianët në Britani

BE e nuk pajtohet me propozimin e May për europianët në Britani

Parlamenti Europian duket se nuk është pajtuar me propozimin e Kryeministres Theresa May në lidhje me të drejtat që do t’u garantohen qytetarëve europianë që jetojnë në Britani, pas daljes së vendit ishullor nga BE-ja. Në një të përbashkët deklaratë zyrtare, kryetarët e grupeve me të mëdha parlamentare në PE nënvizojnë se paketa që u […]

Parlamenti Europian duket se nuk është pajtuar me propozimin e Kryeministres Theresa May në lidhje me të drejtat që do t’u garantohen qytetarëve europianë që jetojnë në Britani, pas daljes së vendit ishullor nga BE-ja.

Në një të përbashkët deklaratë zyrtare, kryetarët e grupeve me të mëdha parlamentare në PE nënvizojnë se paketa që u është vendosur përpara u jep europianëve më pak të drejta se britanikëve si dhe krijon pasiguri për miliona qytetarë. Megjithatë, nuk ndan të njëjtin mendim Londra, e cila e konsideron propozimin një bazë të fortë për të vijuar negociatat.

Propozimi i Kryeministres, Theresa May, për t’i dhënë afro 3.2 milionë qytetarëve europianë një status të veçantë pas daljes së Briatnisë nga Bashkimi Europian duket se nuk është përkrahur nga Brukseli, i cili përmes një deklarate vë në dukje se kjo paketë u jep europianëve më pak të drejta se britanikëve në vendin ishullor.

Kryenegociatori për çështjen Brexit nga Parlamenti Europian, Guy Verhofshtad, e quan idenë e May një satirë të pakëndshme, ndërsa kërkon që kjo pikë të rishikohet. Deklarata zyrtare e tij është mbështetur edhe nga drejtuesit e katër grupeve parlamentare më të mëdha në Parlamentin Europian. Në dokument theksohet se eurodeputetët nuk do të mbështesin asnjë nismë e cila u heq qytetarëve europianë ato të drejta që u janë njohur deri më tani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?