E gjen veten në mes të zënkës së truprojave, ministri mezi i shpëton grushteve dhe shqelmave (Video)

Ministri turk i Kulturës dhe Sportit është larguar me vështirësi nga podiumi i një ngjarjeje mundjeje pasi e gjeti veten në mesin e zënkës së truprojave të shefit të policisë dhe kryetarit të Bashkisë. Ngjarja tragjikomike ka ndodhur në Provincën Ordu, e cila është edhe vendlindja e ministrit turk Numan Kurtulmus. Në videon e publikuar […]

Ministri turk i Kulturës dhe Sportit është larguar me vështirësi nga podiumi i një ngjarjeje mundjeje pasi e gjeti veten në mesin e zënkës së truprojave të shefit të policisë dhe kryetarit të Bashkisë.

Ngjarja tragjikomike ka ndodhur në Provincën Ordu, e cila është edhe vendlindja e ministrit turk Numan Kurtulmus.

Në videon e publikuar nga “DHA”, përcjell tvklan.al shihet ministri teksa zë vendin e tij në zonën e protokollit në tribunë, teksa papritur nis një zënkë e madhe.

Guvernatori i Provincës Ordu, Seddar Yavuz po bisedonte me kryebashkiakun Enver Yılmaz, kur truprojat e këtij të fundit nuk lejuan që në rreshtin e parë të ulej Drejtori i Policisë së provincës.

Në këtë moment nisi një zënkë e madhe me grushte dhe shqelma mes policisë bashkiake dhe truprojave të kryebashkiakut në njërin krah dhe truprojave të drejtorit të policisë në krahun tjetër.

Në këtë zënkë u rrezikua edhe siguria e ministrit Kurtulmus, i cili deri javën e kaluar ishte zv/kryeministër dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm të partisë së Erdoganit.

Kurtulmus u largua me vështirësi nga truprojat dhe nga komandot në vendngjarje.

Pas largimit njëri pas tjetrit të ministrit, kryebashkiakut dhe drejtorit të policisë nga ngjarje, në shesh nisën edhe garat e mundjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?