E dhembshme: Ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës i diagnostifikuar me Leukemi

Pjestari i Policisë së Kosovës, toger Fehmi Krasniqi, ka ndrruar jetë me datën 06.07.2017, i ndjeri është diagnostifikuar me Leukemi, ku nuk mundi t’i rezustoj kësaj sëmundjeje. I ndjeri këtë sëmundje u përpoq ta tejkalojë me para nga buxheti familjar, pasi që mjekët i kishin udhezuar që të kërkonte shërim jashtë vend dhe organizimi vullnetarë […]
Pjestari i Policisë së Kosovës, toger Fehmi Krasniqi, ka ndrruar jetë me datën 06.07.2017, i ndjeri është diagnostifikuar me Leukemi, ku nuk mundi t’i rezustoj kësaj sëmundjeje.
I ndjeri këtë sëmundje u përpoq ta tejkalojë me para nga buxheti familjar, pasi që mjekët i kishin udhezuar që të kërkonte shërim jashtë vend dhe organizimi vullnetarë i kolektivit të Policisë së Kosovës, të cilët kishin filluar të i dilnin në ndihmë financiare në mënyrë vullnetare, nga xhepat e tyre të varfër.
Shumë pjestarë në kushte anonimiteti kanë thënë se vdekjen smundemi t`ja ndalim askujt, por po ta kishte një trajtim të duhur, e po të dërgohej jashtë vendit për trajtim do ishte më e lehtë dhimbja e familjes por edhe për kolegët e tij. Ky sosht rasti i parë që PK-ja organizon mbledhje vullnetare të mjeteve financiare për t`ju ndihmuar kolegve të tyre.
A duhet të pritet që gjithnjë të organizohen pjestarët e PK-së në mënyrë vullnetare apo do duhet të i brejë ndërgjegjëja kompetentet që atyre që çdo ditë i rrezikojnë jetrat e tyre të ju ofrohen Sigurimi Shëndetsorë dhe Sigurimi Jetësor.
Qevëria e Kosovës dhe MPB-ja, është krenuar me sukseset e treguara nga PK-ja, ku këto suksese nuk kanë qenë të vlersuara vetëm nga vendorët por edhe nga ndërkombëtarët.

Kryeministri Isa Mustafa, në shkurt të 2016, kishte takuar përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, të cilëve ju kishte premtuar përmirsim të kushteve të përgjithëshme për pjestarët e PK-së, e kjo nuk ka ndodhur gjatë gjithë mandatit të tij.
A ka krenari, kur për trajtimin minimal pjestarët e PK-së nuk ju mbulohen shpenzimet, PK-ja nuk ka kontrata të kontrollit të vazhdueshëm, ku përmes këtyre kontrolleve do diagnostifikoheshin sëmundjet në fillet e hershme. Secili zyrtarë që planifikon të bëjë vizitë mjeksore, ai duhet të mendoj se a ka para për ti paguar shpenzimet e vizitës, a mundet ti mbuloj shpenzimet familjare, këstin e kredisë etj., kjo e bënë të vështirë që të punsuarit e PK-së por jo vetëm por të gjitha institucioneve të mos munden të ja dalin të mbajnë vetën të shëndetshëm, sepse institucionet vetëm ju marrin shëndetin përmes punës e nuk përkujdesen për t`ju ndihmuar atyre.
Zyrtarë të PK-së në kushte anonimiteti kanë shprehur respektin dhe versimin e tyre për drejtorin e PK-së, i cili asnjëher sësh ndalur së kërkuari kushte më të mira për pjestarët e institucionit që ai e drejton. Siç duket Shpend Maxhuni nuk ka arritur që të përmbush nevojat e pjestarëve të PK-së, jo pse ai nuk ka ide, vizion dhe altërnativa se si të arrihet deri tek to, por nuk ka pasur përkrahje shtetërore-buxhetore.
A do duhej të kishte fonde të veqanta nga PK-ja, MPB-ja për t`ju dalë në ndihmë rasteve emergjente.
Sindikata e PK-së, asnjëher nuk ka arritur të i mbrojë të drejtat e punëtorëve, ndihmen që e ofron është minimale, e zakonshme ndihmon pjesëtarët e saj me 100 euro. Ndalesa në pagë për këtë Sindikatë është 1 % e pages. Ka dyshime për keqpërdorime dhe keçshfrytëzim të fondit të kësaj Sindikate.

Pasi që Sindikata e PK-së nuk i mbronë të drejtat dhe kushtet e përgjithshme të cilat versohen dhe konsiderohen të mjerueshme për pjestarët e PK-së. Ata janë kampion në botë, sepse janë pothuajse të vetmit që nuk kanë Sigurim Shëndetsorë dhe Jetësorë, nuk janë mbrojtur dhe nuk është bërë trysni nga ky organizim sindikal për të pasur kushte më të mira pune, shkollimi, trajnimeve, udhëtimi, page dhe benifiteve, këtë e kanë pohuar në anonimitet pjestarë të PK-së.
Vazhdimi i keqpërdorimi të Sindikatave për qëllime politike dhe elektorale në Kosovë, duke u premtuar vazhdimisht Sigurimi Shëndetësore dhe Sigurimi Jetësor për pjestarë të Policisë së Republikës së Kosovës.
TË gjithë të punsuarit do të duhej të përfitonin Sigurimin Shëndetsorë, si dhe të përfitonin benifitet më të mira të mundshme, këto suksese do duhej ti kishin Sindikatat e jo vetëm dështime.
Të gjitha subjektet politike Sindikatat e puntorëve i kanë parë dhe i shohin njëjtë në Kosovë, si organizim i cili i kontrollon të pa kënaqurit, e jo misionin që e kanë ti mbrojnë dhe ti kërkojnë të drejtat e puntorëve.
A shihet kjo tek puntorët si shpresë për të ardhmen apo heshtje e mëtejshme e Sindikatave për t`ju nënshkruar politikës dhe qeverisë. Sa ka shpresa një puntorë që këto sindikata do i mbojnë të drejtat e tyre, ku ishin këto Sindikata deri më sot që e lanë pagën minimale 130 euro, ku ishin këto sindikata që edhe sot puntorët nuk kanë sigurime shëndetsore, jetsore, shujta, udhëtime, dinjitet të puntorit.
Puntori ku e ka shpresen në heshtjen e mëtejshme apo në adresimin dhe zgjidhjen e kërkesave të puntorisë në Kosovë. Arsimtari, Mjeku, Puntori i Administratës Qëndrore dhe Komunale, Ushtari, Polici, e kush është i kënaqur me përfaqsimin e këtyre Sindikatave, të cilat asnjëher spo e mbrojnë të drejtën e puntorit.
Sindikatat i ndihmuan secilës parti për ta kapur dhe keqpërdorur çdo pasuri shtetrore dhe çdo resurs të fuqisë puntore.
Haxhi Arifi, i cili është një penzioner me moshë, por shumë puntorë me pagën e tij vjetore rreth 45000 Euro, e i cili përfaqëson SBASHK-u, ky organ dhe organizime tjera Sindikale nuk përfaqsonë interesat e punëtorve, kjo është dëshmua me mijra herë dhe në shumë raste, po ti mbronte do kishim puntor të dinjitetshëm e jo skllavër që e bëjnë në firmat, fabrikat dhe korporatat e këtyre pushtetarëve të korruptuar, zhvatës e të zhytur në krim, të cilët kërkojnë votën për të vazhduar skllavëria e puntorit përmes Sindikatave, më shqëtesuese përbën fakti se të drejtat e punëtorëve shkillen shumë edhe në institucione publike.
Ku ishin këto sindikata kur u privatizua çdo firmë, fabrikë, korporatë, duke i lënë puntorët në rrugë, pa zgjidhje, e më e dhimbshmja duke përdorur byrokraci kriminale për pagat e mbetura borgj dhe për parët e 20%, ku ishin Sindikatat.
A ka shpresë se këto Sindikata e rrisin pjesmarrjen e votuesve dhe ndikimin politik, është për të dyshuar, kjo mbetet të shihet.
Qeveria e Kosovës, me dikastere të saj shumë shpeshë qytetari i Kosovës i ka dëgjuar duke thënë se i kanë plotësuar standardet drejt BE-së.
Qeveria e Kosovës, është në dijeni sa i përket Sigurimeve Shëndetësore, se përbën raste unike dhe shkelje të rëndë, sidomos kur kemi parasysh FSK-në, Policinë e Kosovës, por jo vetëm këto institucione, ku nuk ju ofrohet Sigurimi Shëndetësorë, përkundër rrezikut të lartë në punë.
Nuk ka rast në mbarë botën, që një ushtri apo edhe polici legjitime dhe e ligjshme e një vendi të mos ketë Sigurimet Shëndetësore (këto sigurime kanë dallueshmëri nga dimensioni dhe cilësia, por të njëjtat ju ofrohen pjesëtarëve të agjensioneve shtetërore).
A përmbushen kriteret duke ofruar ligje, ku kontributi është kryekëputë nga i punësuari dhe punëdhënësi. Të gjithë në Kosovë pajtohen për fillimin e implementimit të ligjit për Sigurime Shëndetësore, kësisoj edhe në participimin për këtë ligj. Qytetarët janë entuziast mbi zbatimin e këtij ligji, pasi mendojnë se do ketë shërbime më të mira në shëndetësi.
Tani më nuk dihet se kur do të filloj së zbatuara ligji për Sigurimin Shëndetësorë, po kërkohet shtyrja e zbatimit të ligjit për Sigurime Shëndetësore në vazhdimsi.
Me ligjin actual qytetarët e Kosovës do t’u ndalen nga 7% e pagës për Sigurim Shëndetësor, kësisoj do duhej të fillonte me ndaljen nga paga për Sigurim Shëndetësorë, edhe pse qytetari në parim do dëmtohet me ndaljen e 7% nga paga, ai do fitoj shërbime më të mira shëndetësore.
A i kanë bërë parapërgatitjet për grumbullimin e këtyre mjeteve, kur do jetë data që do ju ofrohet shfrytëzimi qytetarëve nga ky sigurim. Kritikët thonë se ende nuk janë bërë parapërgatitjet e duhura, nuk ka një sistem të mirëfilltë të menaxhimit, ende nuk ka përgatitje të institucioneve shëndetësore mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve mjekësore nga ky sigurim.
Mos përmbushja e kritereve ligjore para se të filloj grumbullimi i mjeteve, përbënë shkelje të ligjit ende pa filluar të implementohet, mund të ketë keqpërdorime në zbatim të këtij ligji.
Imet Rrahmani, ministër në shkuarje i shëndetësisë, pavarësisht reagimeve, ai vazhdimisht ka thënë se ky proces do të nisë, duke qenë i sigurt se do të ketë benifite.












