Dy vdekje me skenar të njëjtë – vdekjet në shtylla elektrike të punëtorëve të KEDS-it

Dy vdekje me skenar të njëjtë – vdekjet në shtylla elektrike të punëtorëve të KEDS-it

Lajmet për kërcënimet e punëtoreve të KEDS nga ana e qytetarëve po zëvendësohen me lajmet për vdekjet e tyre. Dy të tilla janë regjistruar brenda dy viteve. Shkaqet janë të njëjta. Punëtorë të vdesin në shtylla elektrike. Qysh prej privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, që u bë KEDS, lajmet për punëtorët e […]

Lajmet për kërcënimet e punëtoreve të KEDS nga ana e qytetarëve po zëvendësohen me lajmet për vdekjet e tyre. Dy të tilla janë regjistruar brenda dy viteve. Shkaqet janë të njëjta. Punëtorë të vdesin në shtylla elektrike.

Qysh prej privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, që u bë KEDS, lajmet për punëtorët e tyre kanë qenë të shumta. Shumica e tyre kanë qenë mbi kërcënimet dhe rrahjet që ata i kanë përjetuar nga qytetarë, shumica e tyre borxhlinj të energjisë elektrike.

Lajme të tjera që kanë pasur të bëjnë me punëtorët e KEDS-it përfshijnë edhe largimet e tyre nga puna e deri tek tentim vrasja e një punëtori të KEDS-it në Pejë, që kishte ndodhur në mars të këtij viti.

Por këto lajme janë duke u zëvendësuar me lajmet për vdekjet e punëtorëve të KEDS, raporton Insajderi.

Fiks para dy viteve ishte regjistruar vdekja e një punëtori të KEDS-it në Gjakovë. Ai ishte ish-ushtar i UÇK-së dhe kishte vdekur në një shtyllë elektrike pas kontaktit me rrymë.

Ai kishte vdekur në Fshatin Doblibare të Komunës së Gjakovës.

Uliks Bicurri gjatë një intervenimi është vënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë kishte mbetur i vdekur.

Ngjarja kishte ndodhur më 27 korrik 2015 rreth orës 10:00 të mëngjesit.  Ai ishte dërguar në spitalin regjional “Isa Grezda” në Gjakovë.

Mjekët kishin konfirmuar  se në momentin që Bicurri është pranuar në spital, ai ka qenë pa shenja jete.

Pa shenja jete është dërguar edhe punëtori tjetër i KEDS që ka vdekur të hënën e 24 korrikut. Rasti ka ndodhur në fshatin Celinë të Rahovecit.

Sipas komandantit të stacionit policor në Rahovec, Osman Ismajli,  punëtori i KEDS me inicialet V.S i lindur në vitin 1968 ka vdekur rreth orës 14:30.

Skenari i vdekjes së këtij punëtori është i njëjtë me atë të para dy viteve; kontakti me rrymë.

Shkyqja, rikyqja dhe intervenimet në shtyllat e energjisë elektrike janë përgjegjësi e KEDS.

Punëtori që vdiq sot, ka humbur jetën teksa ka qenë i ngjitur në një shtyllë elektrike kur edhe rryma e ka goditur duke e lënë të varur në shtyllë, pa asnjë shenj jete.

 

Edhe një tjetër punëtor i KEDS është vrarë gjatë këtyre dy viteve.

Rasti kishte ndodhur në Podujevë ku në rrethana të pasqaruara ishte vrarë një shkyqës i KEDS-it, për të cilin familja dyshonte se ishte vrarë për shkak të punës së tij.

KEDS nuk kishte dhënë ndonjë informatë specifike. Kishte shprehur ngushëllime familjes.

“Fatkeqësisht ka kërcënime të kohëpaskohshme, mirëpo Policia e Kosovës ka reaguar çdoherë. Policia edhe këtë rast është duke e hetuar dhe shpresoj që të përfundojë me sukses, për të lehtësuar sadopak dhimbjen e familjes”, kishte thënë zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.

As për vdekjen e së hënës KEDS nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë. Madje as nuk ka lëshuar komunikatë për media.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?