Drejtori i Financave në Fushë-Kosovë kërcënon aktivistin e Vetëvendosjes

Drejtori i Financave në Fushë-Kosovë kërcënon aktivistin e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje  njofton se sot drejtori i Financave në Fushë-Kosovë, Ramadan Jashanica  ka kërcënuar aktivistin e Vetëvendosjes, Alket Zeqirin, gjatë seancës së Kuvendit Komunal. VV sqaron edhe si ka rrjedhur tërë ngjarja gjatë asaj seance. Ndërsa Lëvizja VV në Fushë-Kosovë ka bërë me dije që nuk do të ndalen para çfarëdo dhune e kërcënimi, ‘’derisa […]

VV sqaron edhe si ka rrjedhur tërë ngjarja gjatë asaj seance.

Ndërsa Lëvizja VV në Fushë-Kosovë ka bërë me dije që nuk do të ndalen para çfarëdo dhune e kërcënimi, ‘’derisa t’i largojmë nga uzurpimi i sferës publike keqpërdoruesit e të korruptuarit’’.

 

Ja komunikata e plotë:

Drejtori i Financave në Fushë Kosovë kërcënon aktivistin e VETËVENDOSJE!-s

Sot, 31.07.2017 rreth ores 11:30, Drejtori i Financavce në Komunën e Fushë Kosovës Ramadan Jashanica ka kërcënuar gjatë seancës së Kuvendit Komunal aktivistin e VETËVENDOSJE!-s Alket Zeqiri i cili po e ndiqte seancën si qytetar.

Kur këshilltarja e VETËVENDOSJE!-s, Trëndelina Duli po diskutonte mbi pikën e rendit të ditës ‘Shqyrtimi i raportit të Auditorit për vitin 2016’, me tone kritikuese për një raport shumë të keq, që nxirrte në pah keqpërdorime dhe material të mjaftushëm edhe për nisjen e hetimeve nga prokuroria, Drejtori i Financave reagon nga fundi i sallës me zë të lartë duke e ndërprerë fjalën e këshilltares tonë e duke i kërkuar Kryesuesit të Kuvendit t’ia ndërprejë fjalën.

Ky reagim i Drejtorit, fyes e jashte çdo norme të mbarëvajtjes së punës së Kuvendit Komunal nxiti aktivistin tonë Alket Zeqiri të kërkojë më shumë rend në Kuvend dhe që të mos i ndërpritet fjala Këshilltares së VETËVENDOSJE!-s në mënyrë tendencioze. Mirepo reagimit të aktivistit tonë Drejtori iu përgjigj me kërcënime duke i thënë “mshele gojën, shihemi ne jashtë, etj.”

Pas disa minutash që gjendja u qetësua dhe seance vazhdoi qetësisht, Drejtori në fjalë përsëri është afruar tek aktivisti Alket Zeqiri duke i kërkuar që të dalë jashtë dhe t’i qerojë hesapet me të. Kjo ka shkaktuar më pas tollovi dhe seance është braktisur nga Këshilltarja e VETËVENDOSJE!-s dhe aktivistët që po e ndiqnin seancën.

Qeverisja e LDK-së në Fushë Kosovë, tash kur e kanë kuptuar se pas 17 viteve të keqpërdorimeve e qeverisjes kriminale u ka ardhur fundi, po mundohen që përmes kërcenimeve t’i luftojnë kundërshtarët politik.
Ne i bëjmë ftesë prokurorisë që të fillojë hetime të thella për të gjitha veprimet kriminale të pushtetit te LDK-së në Fushë Kosovë.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në Fushë Kosovë e dënon veprimin e Drejtorit më të dështuar të komunës së Fushë Kosovës, atij të Financave dhe njëherit i bëjmë me dije që ne nuk do të ndalemi para çfarë do dhune e kërcënimi deri sa t’i largojmë nga uzurpimi i sferës publike keqpërdoruesit e të korruptuarit.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Fushë Kosovë
Korrik 2017

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?