Donald Trumpit i bënë magji këngëtarja e njohur

Lana Dey Rey ka thënë në një intervistë të re se i kishte udhëzuar adhuruesit e vet t’iu bashkoheshin një rituali të fshehtë masiv kundër presidentit Donald Trump. “Po, e kam bërë. Pse jo? Shikoni, unë bëja shumë gjera të çmendura,” ka thënë Lana për NME, transmeton Express. Në muajin shkurt këngëtarja e famshme shkroi […]
“Po, e kam bërë. Pse jo? Shikoni, unë bëja shumë gjera të çmendura,” ka thënë Lana për NME, transmeton Express.
Në muajin shkurt këngëtarja e famshme shkroi në Twitter: “Në pikë të natës..24 shkurt, 26 mars, 24 prill dhe 23 maj, përbërësit mund të gjenden online.”
Këto data ishin për kohën e venitjes së gjysmë hënës, për të cilën ndjekësit e magjisë besojnë se është koha për ta hequr qafe stresin dhe energjinë negative.
E pyetur për dashurinë që ka për magjinë, Lana ka thënë: “Jam e pajtimit me Yoko Ono dhe John Lennon dhe me besimin se ekziston një fuqi për ngazëllimin e mendimit. Mendimet tuaja janë një gjë shumë e fuqishme dhe ato bëhen fjalë, dhe fjalët bëhen veprime, ndërsa veprimet çojnë drejt ndryshimeve fizike.”
“Vërtet mendoj se fjalët janë njëra prej formave të fundit të magjisë dhe në zemër jam paksa mistike,” ka thënë Lana.













