Djali i Trumpit ka pasur kontakte me rusët

Mediat amerikane raportojnë se djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me një avokate të lidhur me Kremlinin, vitin e kaluar, pasi i janë premtuar informacione që do të dëmtonin rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe udhëheqësi i […]
Mediat amerikane raportojnë se djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me një avokate të lidhur me Kremlinin, vitin e kaluar, pasi i janë premtuar informacione që do të dëmtonin rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe udhëheqësi i atëhershëm i fushatës, Paul J Manafort, raportojnë New York Times dhe Washington Post.
Donald Trump Jr, përmes një deklarate, pranoi se ka takuar Natalia Veselnitskayan, por tha se “nuk janë shkëmbyer informacione të rëndësishme”.
“Zonja ka thënë se ka informacione se individë të lidhur me Rusinë janë duke financuar Komitetin Kombëtar Demokrat dhe duke mbështetur Clintonin”.
“Deklaratat e saj ishtin ta paqarta dhe pa kuptim. Nuk është dhënë asnjë detaj apo informacion mbështetës. Shumë shpejt është bërë e qartë që ajo nuk ka pasur informacione kuptimplota”, tha Trump Jr, citon NewYork Times.
Trump Jr tha se Veselnitskaya, më pas, e ka kaluar bisedën te birësimi i fëmijëve rusë dhe Akti Magnistky – një ligj amerikan që sanksionon rusët e dyshuar për abuzim me të drejtat e njeriut. I zemëruar me këtë ligj, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka pezulluar birësimin e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.
“Më është bërë e qartë se kjo ka qenë agjenda e vërtetë dhe se pretendimet për informacionet potencialisht të dobishme kanë qenë pretekst për takimin”, tha Trump Jr.












