‘BE dhe Rusia “të shqetësuara” me propozim-sanksionet e reja të SHBA-së

‘BE dhe Rusia “të shqetësuara” me propozim-sanksionet e reja të SHBA-së

Rusia dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim për sanksionet e reja që kanë propozuar Shtetet e Bashkuara kundër Moskës. Sanksionet mund të prekin projektet e përbashkëta të energjisë. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Rusia është duke punuar me partnerët evropianë në zbatimin e “një numri projektesh në shkallë të gjerë”. […]

Sanksionet mund të prekin projektet e përbashkëta të energjisë.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Rusia është duke punuar me partnerët evropianë në zbatimin e “një numri projektesh në shkallë të gjerë”.

“Ne dhe partnerët tanë evropianë i japim rëndësi të madhe përfundimit të këtyre projekteve dhe do të punojmë së bashku në këtë drejtim”, tha Peskov duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ndikimin e mundshëm të sanksioneve në projektet si Rrjedha Nordike 2.

Rrjedha Nordike 2 është një tubacion që do të bartë gazin rus përmes Detit Baltik në Evropë.

“Kjo është arsyeja përse sanksionet, që mund t’i pengojnë këto projekte, paraqesin shqetësim për ne”, tha Peskov.

Në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha se BE “i ka aktivizuar të gjitha kanalet diplomatike për t’i adresuar këto shqetësime me homologët amerikanë”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione mbi Rusinë qysh në vitin 2014, për shkak të përfshirjes së saj në luftën në lindje të Ukrainës dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Të dielën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se ky institucion do të vazhdojë të punojë me Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e SHBA-së për t’i vënë sanksione më të ashpra Rusisë, “derisa situata në Ukrainë të zgjidhet plotësisht”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?