Dëshmitarët flasin për rastin e gruas që vdiq sot në Prishtinë (Foto)

Sot në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka ndërruar jetë një grua, por shkaqet e ngjarjes ende nuk janë të qarta. Raportohet se gruaja ka qenë në autobus, ndërsa në momentin që ka dalë jashtë është rrëzuar. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes, për Periskopin ka thënë se nuk e dinë si ka ndodhur ngjarja, vetëm kur […]
Raportohet se gruaja ka qenë në autobus, ndërsa në momentin që ka dalë jashtë është rrëzuar.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes, për Periskopin ka thënë se nuk e dinë si ka ndodhur ngjarja, vetëm kur e kanë parë gruan të shtrirë.
Ai tregon se shoferi dhe kondukteri i autobusit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa aty afër janë parë edhe familjarë të viktimës të cilët e kishin kuptuar menjëherë lajmin.
Periskopi mëson se para pak çastesh është tërhequr edhe trupi i pajetë i gruas së moshuar.
Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar edhe Agron Borovcin, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, i cili e ka konfirmuar vdekjen e gruas.
Por, Borovci tha se në këtë fazë, Policia nuk mund të jap informacione nëse ngjarja ka qenë aksident apo vdekje e natyrshme./Periskopi/















