Dërguti: Veselin s’e kemi votuar as herën e kaluar për Kryetar Kuvendi

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit , ka bërë të ditur se subjekti partiak të cilën ajo përfaqëson, nuk dihet nëse kësaj here do ta votojë Kadri Veselin për kryetar parlamenti, transmeton Klan Kosova. Në prononcimin e saj, pas një pyetjeje nëse Vetëvendosje do ta votojë […]
Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit , ka bërë të ditur se subjekti partiak të cilën ajo përfaqëson, nuk dihet nëse kësaj here do ta votojë Kadri Veselin për kryetar parlamenti, transmeton Klan Kosova.
Në prononcimin e saj, pas një pyetjeje nëse Vetëvendosje do ta votojë Veselin për kryetar parlamenti, ajo përgjigjet:
”Nuk i dihet, ne as herën e kaluar nuk e kemi votuar Kadri Veselin për Kryetar Kuvendi. Besoj kjo pyetje sigurisht që duhet t’iu bëhet atyre që ndryshojnë mendje herë votojnë e herë nuk votojnë”.
”Tre gushti është dita që PAN, ka mundësi ta dëshmojë nëse i kanë numrat apo jo”.












