Deputeti: T’ua mohosh burrave seksin, është abuzim

Një deputet është kritikuar ashpër për shkak se ka thënë se është formë abuzimi psikologjik dhe emocional që gratë t’ua ndalojnë seksin burrave të vet. Che Mohamad Zulkifty Jusoh nga partia në pushtet në Malajzi, Barisan Nasional, i bëri këto komente në një seancë parlamentare gjatë një debati për dhunën familjare. Malajzia është në bisedime […]
Che Mohamad Zulkifty Jusoh nga partia në pushtet në Malajzi, Barisan Nasional, i bëri këto komente në një seancë parlamentare gjatë një debati për dhunën familjare.
Malajzia është në bisedime për t’i ndryshuar ligjet e veta ekzistuese kundër dhunës në familje.
Politikani 58-vjeçar nga shteti Terengganu ka thënë se burrat vuajnë abuzim emocional në vend të abuzimit fizik.
“Edhe pse thuhet se burrat janë më të fortë fizikisht se gratë, ka raste kur gratë u lëndojnë apo abuzojnë burrat në mënyra ekstreme,” ka thënë ai.
“Zakonisht, kjo përfshirë rastet kur gratë i mallkojnë burrat e vet: ky është abuzim emocional. Ato i fyejnë burrat e vet dhe ua mohojnë nevojat seksuale. Të gjitha këto janë lloje të abuzimit emocional dhe psikologjik,” ka shtuar ai.












