Deputeti shqiptar takon Ballist Morinën, ja çka biseduan

Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti Spartak Braho ka vizituar një ditë më parë shqiptarin Ismail (Ballist) Morina. Vizita e Brahos është bërë në dhomat e paraburgimi në Dubrovnik, ku Morina ndodhet në pritje të vendimit të gjykatës penale kroate dhe ministrit kroat të Drejtësisë për ekstradimin e tij në Serbi Braho është interesuar […]
Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti Spartak Braho ka vizituar një ditë më parë shqiptarin Ismail (Ballist) Morina.
Vizita e Brahos është bërë në dhomat e paraburgimi në Dubrovnik, ku Morina ndodhet në pritje të vendimit të gjykatës penale kroate dhe ministrit kroat të Drejtësisë për ekstradimin e tij në Serbi
Braho është interesuar pranë autoriteteve përkatëse lidhur me akuzat duke i cilësuar ato si të pasakta ligjërisht dhe thjesht veprime që lidhen me një tifozllëk e aventurë futbollistike pa synime politike e etnoraciste të Ismail Morinës.
Gjatë vizitës, deputeti Braho ka përcjellë dhe sqaruar tek autoritetet faktet se ka qenë tifozeria serbe ajo që ka demonstruar thirrje raciste, dhune dhe kërcënime gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, akte që sipas tij, janë dënuar nga FIFA.
Braho ka biseduar me Ismail Morinën duke e vënë në dijeni të interesimit të autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar pranë autoriteteve kroate.
Kujtojmë këtu se deputeti Spartak Braho e ka takuar dhe vizituar Ismail (Ballist) Morinën edhe në qelitë e Policisë së Tiranës, kur u arrestua për armëmbajtje pa leje. /Syri/












