Deputetët mjekë të Kosovës zotohen ta zhveshin shëndetësinë nga skandalet

Deputetët mjekë të Kosovës zotohen ta zhveshin shëndetësinë nga skandalet

Katër deputetë mjekë të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit thonë se duhet të punohet më shumë që në shëndetësi të ketë ndryshime pozitive. Pal Lekaj deputet i Koalicionit PAN, njëri nga mjekët e futur në Kuvend thotë se në shëndetësi duhet të ndodhin ndryshime thelbësore. “Ajo çka duhet dhe do të bëjmë […]

Pal Lekaj deputet i Koalicionit PAN, njëri nga mjekët e futur në Kuvend thotë se në shëndetësi duhet të ndodhin ndryshime thelbësore.

“Ajo çka duhet dhe do të bëjmë përmes qeverisë që do ta udhëheqë z.Haradinaj është ndryshimi në thelb në mënyrën e menaxhimit të këtij sektori, duke e ditur se nga kush dhe pse po krijohet gjithë kjo gjendje e rënduar nga e cila e pësojnë me se shumti qytetarët e zakonshëm”, tha Lekaj për Kallxo.com.

Ai më tutje u zotua se shëndetësia do të zhvishet nga skandalet.

“Do ta ‘zhveshim’ fillimisht nga gjithë këto skandale e mosfunksionim, që ka ndodhur dhe si të thuash, do të rinisim nga zero për të funksionalizuar gjithçka, në kuptimin e plotë të fjalës, përsa i përket sistemit të shëndetësisë”, tha Lekaj.

Deputetja e sapozgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha- Kollçaku tha se ajo personalisht do të angazhohet për kompletimin e legjislacionit për shëndetësi.

“Do të angazhohem për nxerrjen e akteve nënligjore nga ana e institucioneve përgjegjëse, në këtë rast Ministrisë së Shëndetesise por edhe ministrive të tjera, sepse shumë ligje nuk zbatohen për shkak të moshartimit të këtyre akteve dhe rregulloreve përkatëse”, Mullhaxha- Kollçaku.

Ajo tha se duhet të bëhen sa më shpejt sigurimet shëndetësore dhe se përveç financimit të qëndrueshëm, e rëndësishme është të vihen në institucione njerëz që dinë të menaxhojnë me to.

“Ka pasur shumë dështime në fushën e menaxhimit të institucioneve shëndetësore dhe shumë afera korruptive. Qytetarët nga mosbesimi në këto institucione fatkeqësisht deri tani kanë derdhur me miliona euro në institucione jashtë vendit. Kjo duhet te ndalet menjëherë me zgjedhjen e njerëzve të duhur në pozita të rëndësishme”, tha ajo.

Sigurimet shëndetësore i përmendi edhe Pal Lekaj që tha se ato në fillim duhet t’i mbulojë shteti.

“Shteti duhet ta financojë derisa nuk stabilizohet fondi i atyre sigurimeve. Nuk duhet të ketë më tutje vonesa në këtë drejtim dhe besoi fortë se do ti jepim zgjidhje të shpejt edhe kësaj çështje sepse është e domosdoshme për njerëzit që kanë nevojë për shërbime shëndetësore” tha Lekaj.

1 korriku i këtij viti ishte paraparë si dita e fillimit të mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore, një pagesë e policës së sigurimeve për individë dhe organizata, por kjo mbledhje u shty nga qeveria në detyrë.

Sigurimet shëndetësore janë përmendur deri tash nga tre ministra, por nuk kanë filuar të zbatohen.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?