Demi e pëson keq në dyluftim (Video)

Një dem kishte një vdekje të tmerrshme në një festë ku është mbajtur në një qytet të vogël të Spanjës, pasi organizatorët në brirët e demit i kishin ngjitur pishtarë në formë zjarri para një turme të vogël. Fillimisht demi ishte i hutuar ku vrapoi duke u përplasur mbi një shtylle të drurit, i cili […]
Fillimisht demi ishte i hutuar ku vrapoi duke u përplasur mbi një shtylle të drurit, i cili vdiq menjëherë.
Kafsha vdiq në festivalin e “demit të zjarrtë” në qytetin e vogël të Foios, 10 milje në veri të Valencias të Spanjës lindore, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Në brirët e tij u ishte vënë zjarr para se kafsha të lirohej.
Raportet lokale deklaruan se kafsha, nga ferma Salvador Domecq, vdiq menjëherë.
Videoja ku shihet vdekja e demit është publikuar në internet nga aktivistët e të drejtave të kafshëve./Periskopi/












