Daçiq thotë se s’ka rëndësi kush do jetë kryeministër i Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Athinë ka folur edhe për Kosovën. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Daçiq ka thënë se zgjedhjet në Kosovë nuk do të sjellin stabilitet sepse sipas tij, kushdo që të jetë kryeministër nuk do të jetë më […]
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Athinë ka folur edhe për Kosovën.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Daçiq ka thënë se zgjedhjet në Kosovë nuk do të sjellin stabilitet sepse sipas tij, kushdo që të jetë kryeministër nuk do të jetë më i mirë se parardhësit përsa i përket interesave të serbëve që jetojnë atje.
Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe bashkimin e shqiptarëve.
“Ne thjesht duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Por është më se e qartë që ekziston një politikë e intensifikuar për të krijuar një shtet të bashkuar të shqiptarëve. Ata duan platformën e Prizrenit, pikërisht për të krijuar një shtet të bashkuar shqiptar dhe kjo me të vërtetë është një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë në Europë”, ka thënë ai.












