Daçiq i shqetësuar me influencën shqiptare në rajon

Daçiq i shqetësuar me influencën shqiptare në rajon

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Athinë ka deklaruar midis të tjerash se është i shqetësuar përsa i përket çështjes së influencës së faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Ne thjesht duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Por është më se e […]

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Athinë ka deklaruar midis të tjerash se është i shqetësuar përsa i përket çështjes së influencës së faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne thjesht duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Por është më se e qartë që ekziston një politikë e intensifikuar për të krijuar një shtet të bashkuar të shqiptarëve. Ata duan platformën e Prizrenit, pikërisht për të krijuar një shtet të bashkuar shqiptar dhe kjo me të vërtetë është një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë në Europë”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Daçiç ka thënë se zgjedhjet në Kosovë nuk do të sjellin stabilitet sepse sipas tij, kushdo që të jetë kryeministër nuk do të jetë më i mirë se parardhësit përsa i përket interesave të serbëve që jetojnë atje.

Ai ka falenderuar gjithashtu Greqinë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për investimet ekonomike në Serbi që arrijnë shifrën prej 2 mld euro.

Daçiç ka kërkuar të falur për herë të dytë përsa i përket gabimit të Beogradit që ka njohur 20 vjet më parë Shkupin me emrin e “Republika e Maqedonisë”, ndërkohë që ka kritikuar udhëheqjen e Shkupit e cila jo vetëm njohu Kosovën, por edhe mbështeti kandidaturën e saj në UNESCO.

Dy homologët që përgatitën takimin e nivelit të lartë në Selanik, ditën e enjte midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit Tsipras kanë premtuar një marrëdhënie edhe më të fortë midis dy vendeve që festojne sivjet 150-vjetorin e aleancës së tyre historike, siç ka theksuar edhe kreu i diplomacisë greke Nikos Koztias, që ka ripërsëritur se Athina mbështet fuqishëm integrimin e Beogradit në BE. /TopChannel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?