Çfarë do të bëhet me mijëra transgjinorët e ushtrisë amerikane?

Çfarë do të bëhet me mijëra transgjinorët e ushtrisë amerikane?

Shtëpia e Bardhë nuk ka vendosur ende se si do të zbatojë vendimin e presidentit Donald Trump për t’iu ndaluar njerëzve transgjinorë të shërbejnë në ushtrinë amerikane. Njoftimi i befasishëm i Trumpit, të mërkurën në Twitter, është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe ka shkaktuar protesta në disa qytete të SHBA-së. Presidenti ka thënë se ka […]

Shtëpia e Bardhë nuk ka vendosur ende se si do të zbatojë vendimin e presidentit Donald Trump për t’iu ndaluar njerëzve transgjinorë të shërbejnë në ushtrinë amerikane.

Njoftimi i befasishëm i Trumpit, të mërkurën në Twitter, është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe ka shkaktuar protesta në disa qytete të SHBA-së.

Presidenti ka thënë se ka konsultuar ekspertët ushtarakë dhe se vendimi i tij ka për qëllim të shmangë “shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarjen” që mund të shkaktojë prania e transgjinorëve në ushtri.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se administrata do të punojë me Pentagonin për të vendosur se si të vazhdohet tutje. Ajo tha se vendimi i presidentit është ushtarak.

“Presidenti ka shumë mbështetje për të gjithë amerikanët dhe dëshiron t’i mbrojë ata në çdo kohë”, tha Sanders, por shtoi se politika e shërbimit të transgjinorëve në ushtri “është shumë e shtrenjtë”.

Vendimi për t’iu lejuar transgjinorëve të shërbejnë hapur në ushtrinë amerikane është marrë nga ish-presidenti Barack Obama vitin e kaluar.

Republikanët që kanë lobuar kundër kësaj çështjeje tek administrata Trump, thonë se kanë kërkuar vetëm ndalimin e pagesave për shërbimet mjekësore që lidhen me konfirmimin gjinor dhe jo pengimin e plotë të transgjinorëve nga shërbimi në ushtri.

Republikanët konservatorë kanë propozuar një amendament në Ligjin për mbrojtje që do t’i mundësonte Penagonit të mos paguajë për operacionet e transgjinorëve dhe terapinë e hormoneve.

Disa media amerikane, megjithatë, e kanë vënë në dyshim justifikimin për shpenzime. Gazeta Washington Post ka tërhequr vëmendjen te një analizë që tregon se ushtria amerikane shpenzon gati 42 milionë dollarë në vit në medikamentet për mosfunksionim efektiv, që do të thotë disa herë më shumë se kostoja e vlerësuar për mbështetjen mjekësore të transgjinorëve.

Nuk është ende e qartë se si do të ndikojë vendimi te transgjinorët aktualë në ushtri.

E pyetur nëse trupat në fushëbeteja do të kthehen menjëherë në shtëpi, zëdhënësja Sanders tha se politika nuk është përpunuar ende.

Trump ka thënë se vendimi i tij bazohet në konsultimet me gjeneralët e tij, por reagimet kanë qenë të përziera.

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, i cili ka hequr ndalimin për transgjinorët vitin e kaluar, tha se “të zgjedhësh anëtarët shërbyes në baza të tjera, jashtë kualifikimisht ushtarak, është politikë sociale” dhe se ajo nuk ka vend në ushtrinë amerikane.

Kreu i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, republikani John McCain, tha se njoftimet e mëdha nuk duhet të bëhen përmes Twitterit.

“Çdo amerikan që i plotëson standardet aktuale mjekësore dhe ka gatishmërinë, duhet të lejohet të shërbejë”, tha McCain.

Duke folur për agjencinë Reuters, Jennifer Long, veterane transgjinore, tha se “është e tronditur” me vendimin e presidentit Trump.

“Ishte krejtësisht e papritur. Nuk mendoj se dikush në komunitetin tonë e ka pritur një mesazh të tillë”, tha Long, e cila ka shërbyer në ushtri për 29 vjet.

Rreth 10,700 transgjinorë vlerësohet se shërbejnë në ushtrinë amerikane, e cila ka 1.4 milionë anëtarë. Ekspertët llogarisin se 134 mijë të tjerë janë veteranë transgjinorë./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?