Çerdhja në Maqedoni detyron fëmijët shqiptarë të falen (Foto)

Fëmijët që shkojnë në kopshtin “Bleta” në Maqedoni, merren aktivisht me mësime të fesë islame, ndonëse janë të vegjël në moshë. Në disa fotografi dhe video të publikuara faqen zyrtare të kopshtit në rrjetin social “Facebook”, shihet fëmijët teksa mësohen të falën sipas fesë islame. Madje, në disa fotografi të publikuara shihet vajzat e vogla […]
Në disa fotografi dhe video të publikuara faqen zyrtare të kopshtit në rrjetin social “Facebook”, shihet fëmijët teksa mësohen të falën sipas fesë islame.
Madje, në disa fotografi të publikuara shihet vajzat e vogla të mbuluara me shami.
Ndërkaq, një video shfaq fëmijët që ecin përreth një objekti të improvizuar që duket si objekti i Qabes në Mekë të Arabisë Saudite, vend ku besimtarët myslimanë kryejnë detyrimin e haxhit. Objekti i Qabes konsiderohet më i shenjti për besimtarët e fesë islame.
Shumë persona kanë shfaqur irritimin e tyre me këto veprime të çerdhes ndaj fëmijëve, duke thënë se ata duhet të edukohen e të mësohen gjëra nga shkenca e lëndë shkollore, e jo në moshë kaq të vogël t’u mësohen ritet fetare. Fëmijët, sipas fotografive, janë shqiptarë, pasi shumë prej tyre janë fotografuar me veshje që tregojnë një gjë të tillë.



















