Çdo gjë gati për seancën konstituive të 3 gushtit

Çdo gjë gati për seancën konstituive të 3 gushtit

Nga nesër për tri ditë rresht do të fillojë regjistrimi i deputetëve të zgjedhur të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, derisa gati është bërë edhe salla plenare ku më 3 gusht do të mbahet seanca konstituive. Në mbledhjen e sotme të kryesisë së legjislaturës së kaluar me përfaqësuesit e partive politike që kanë […]

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së legjislaturës së kaluar me përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, është bërë edhe ndarja e ulëseve, ku Vetëvendosje do të zë vendin e deritashëm të LDK-së.

Pas kësaj mbledhje, kryetari i Kuvendit në legjislaturën e kaluar, Kadri Veseli nuk ka dashur të përgjigjet nëse i kanë votat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë. Po ashtu, ai nuk ka treguar nëse do të jetë kandidat i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit.

“Më datën 3 gusht do të kemi seancën konstituive të Kuvendit, në të njëjtën kohë do të kemi edhe hapat që do të ndërmerren edhe në kandidaturat e propozuara për kryetar të Kuvendit, i cili domosdoshmërisht dhe në bazë të Kushtetutës, do të jetë nga PDK-ja, përkatësisht koalicioni PAN dhe në të njëjtën kohë do të procedojmë, për vendimmarrjen do t’ju tregojmë më kohë. Ajo e cila është në interesin e këtij vendi dhe natyrisht ajo e cila i shërben mbarëvajtjes së këtij Kuvendi do të bëjmë edhe PDK-ja”, tha Veseli.

Ish kryetari i legjislativit, i uroi deputetët e zgjedhur, derisa, shprehu besimin se kjo legjislaturë do të jetë më efikase dhe në shërbim të qytetarëve, e jo në shërbim të egos personale e partiake.

“Më datën 3 gusht në orën 10:00 vazhdojnë maratonat e seancave parlamentare, shpresoj se kjo legjislaturë e re, e gjashta e vendit, i përgëzoi gjithë deputetët e zgjedhur, do të jetë shumë më efikase se sa legjislatura e pestë, në mënyrë që të kemi një vendimmarrje e cila do t’i shërbej në rend të parë interesave të qytetarëve dhe t’i hap shtetit tonë perspektivë euroatlantike, dhe në të njëjtën kohë të mendojmë me tepër për qytetarin, se sa për egot politike të ngushta”, theksoi ai.

Ndërsa, nënkryetarja e legjislaturës së kaluar nga Vetëvendosje, Aida Dërguti ka akuzuar koalicionin PAN për spekulime me numrat, derisa, sipas saj, është dashur moti që të mbahej seanca konstituive.

“Nuk ka çka të flitet për detajet e numrave, sepse tashmë po bëhen gati dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe në vend se të mbahet mbledhja konstituive, gjatë kësaj periudhe PAN-i është marr me spekulime se i kanë numrat dhe 3 gushti do të jetë dita kur kanë mundësi të na dëshmojnë nëse i kanë numrat apo jo. Kjo mbetet të shihet më datën 3 gusht”, theksoi Dërguti.

Ajo nuk e ka sqaruar nëse do të marrin pjesë në votimin e kryetarit, apo jo, duke thënë se kjo do të shihet më datën 3 gusht.

“A do të merrni pjesë në seancë, kjo është pjesa e rëndësishme, pjesa e rëndësishme do të jetë a i kanë apo si kanë votat, shohim më datën 3 gusht”, u shpreh ajo.

Seanca konstituive më 3 është thirrur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Në këtë seancë do të bëhet betimi i deputetëve të zgjedhur të legjislaturës së gjashtë, derisa në po këtë seancë pritet të zgjedhën nënkryetarët dhe kryetari i Kuvendit, ku ky i fundit i takon koalicionit PAN, si fitues i zgjedhjeve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?