Burri xheloz masakron me thikë shqiptaren dhe pastaj e djeg me acid

Një shqiptar ka sulmuar sulmoi me thikë gruan e tij dhe më pas e ka djegur me acid në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në apartamentin e një ndërtese në Salinatore të Forlì- s. 37-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie. Burri […]
Një shqiptar ka sulmuar sulmoi me thikë gruan e tij dhe më pas e ka djegur me acid në banesën e tyre.
Ngjarja ndodhi në apartamentin e një ndërtese në Salinatore të Forlì- s. 37-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie. Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane.
Ishin fqinjët e çiftit ata që ndërhynë pasi dëgjuan britmat e gruas. Ndonëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët. Sipas hetuesve, deri tani dyshimet janë ngritur në pistën e xhelozisë.












