Brovina reagon ndaj insulinës së rrezikshme vetëm pasi u bë publike: E kemi dërguar në Kroaci për analizë

Brovina reagon ndaj insulinës së rrezikshme vetëm pasi u bë publike: E kemi dërguar në Kroaci për analizë

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, ka thënë se insulina biosemilare është dërguar në Kroaci për analizë kualitative. Brovina, për Insajderin ka thënë se është e vërtetë që është bërë bujë e madhe tani, por sipas saj për të njëjtën çështje është debatuar edhe më herët. Ajo ka thënë se […]

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, ka thënë se insulina biosemilare është dërguar në Kroaci për analizë kualitative.

Brovina, për Insajderin ka thënë se është e vërtetë që është bërë bujë e madhe tani, por sipas saj për të njëjtën çështje është debatuar edhe më herët.

Ajo ka thënë se pas ankesës së dy mjekëve, anëtarët e komisionit kanë kërkuar nga ministri që të hiqet insulina e dyshimtë.

“Gazetarja që ka shkruar krejt është vërtetë edhe ne e kemi bë shumë të madhe dhe kemi shkuar si komision te ministria i kemi thënë që insulina duhet të hiqet”, ka thënë ajo.

Brovina ka treguar se edhe pas evidentimit të këtij rreziku nuk është mundur të largohet rreziku për shkak të kontingjentit të madh që kishte blerë nga ministria.

“Po ai ka ble kontingjent shumë të madh që e ka fut në treg dhe pastaj ka qenë problem sepse është futur edhe në Shtëpitë e Shëndetit”, ka thënë ajo.

Brovina thotë se komisioni i shëndetësisë e ka vërejtur me vonesë furnizimin e kësaj insulinë, ajo thotë se nuk dihet se pse është furnizuar me këtë insulinë duke mos përjashtuar që çmimi mund të ketë qenë arsyeja.

“Ndoshta ne e kemi marrë vesh me vonese kur kemi qenë në Endokrinologji atëherë kemi vërejt se është blerë insulina nga Polonia më duket insulinë që nuk përdorët nga vendet e Ballkanit dhe domethënë i ka tejkaluar, ka qenë çmimi apo nuk e di çfarë ka qenë”, ka thënë Brovina për Insajderin.

Brovina ka pranuar se Klinika e Endokrinologjisë nuk e ka pranuar këtë insulinë, por vetëm ato familjare, por se kanë hasur në shumë vërejte dhe shumë pacient kanë refuzuar ta përdorin këtë insulinë.

Endokrinologët Bardhyl Gashi dhe Luan Gola në nëntor të vitit të kaluar ishin ankuar para komisionit parlamentar për shëndetësi për Insulinën Biosemilare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?