Brexit përçan qeveritarët britanikë

Brexit përçan qeveritarët britanikë

Ndarjet vazhdojnë të mbretërojë brenda qeverisë britanike për çështjen e Brexit ndërkohë që ministri i Tregtisë Ndërkombëtare hodhi sot poshtë nevojën për një periudhë tranzicioni post-Brexit mbështetur nga ministri i Financave. Në një intervistë për “Sunday Times”, ministri i Tregtisë Liam Fox deklaroi se nuk ka marrë pjesë në të tilla diskutime edhe pse tashmë […]

Ndarjet vazhdojnë të mbretërojë brenda qeverisë britanike për çështjen e Brexit ndërkohë që ministri i Tregtisë Ndërkombëtare hodhi sot poshtë nevojën për një periudhë tranzicioni post-Brexit mbështetur nga ministri i Financave.

Në një intervistë për “Sunday Times”, ministri i Tregtisë Liam Fox deklaroi se nuk ka marrë pjesë në të tilla diskutime edhe pse tashmë ato janë zhvilluar, për çështjen e një periudhe të mundshme tranzicioni tre-vjeçar pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, parashikuar në muajin mars 2019.

Ministri i Financave, Finances Philip Hammond kishte këmbëngulur mbi faktin se kishte një konsensus të gjerë brenda qeverisë për të zbutur efektet e Brexit dhe për të shmangur për britanikët një shkëputje brutale të nesërmen e Brexit.

Hammond shtoi se për këtë arsye, shtrëngimet e mundshme për imigracionin, “kali i betejës” për mbështetësit e Brexit, nuk do të zbatohen menjëherë dhe se parimi për qarkullimin e lirë të personave do të mbahet për tre vite pas konkretizimit të Brexit.

Liam Fox replikoi sot duke konfirmuar se kjo perspektivë binte ndesh me rezultatin e referendumit të 23 qershorit 2016 gjatë të cilit 52 për qind e britanikëve u shprehën për divorcin me BE-në.

“Ne kemi qenë të qartë, rigjetja e kontrollit të kufijve tanë ishte një prej prioriteteve tona”, nënvizoi ai.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare mori mbështetjen e ish-sekretarit të Shtetit për Brexit, David Jones, i cili e ka cilësuar një periudhë të mundshme tranzicioni si shumë të rrezikshme, përcjell Atsh.

Ai akuzoi Hammond për manovrime në një kohë që kryeministrja britanike, Theresa May ndodhet me pushime në Itali.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?