Brexit: Gati për raundin e tretë të bisedimeve

Negociatori i palës së Bashkimit Evropian për bisedimet në lidhje me Brexit’in, Michel Barnier ka kërkuar nga Britania e Madhe që të sqarojnë qëndrimet e tyre mbi çështjet e tilla si kosotoja e largimit nga Bashkimi Evropian dhe të drejtat e qytetarëve të BE’së, pasi që sot përfundoi raundi i dytë i negociatave për braktisjen […]
Negociatori i palës së Bashkimit Evropian për bisedimet në lidhje me Brexit’in, Michel Barnier ka kërkuar nga Britania e Madhe që të sqarojnë qëndrimet e tyre mbi çështjet e tilla si kosotoja e largimit nga Bashkimi Evropian dhe të drejtat e qytetarëve të BE’së, pasi që sot përfundoi raundi i dytë i negociatave për braktisjen e BE’së, nga ana e Britanisë së Madhe, raporton AP, transmeton Periskopi.
“Këtë javë ishte vendosur të fillonte raundin e tretë. Ne kërkojmë sqarime mbi zgjidhjen financiare, si dhe të drejtat e qytetarëve të Irlandës”, tha Barnier në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij britanik David Davis në selinë e Komisionit Evropian./Periskopi/












