‘Blerand Stavileci nuk përballet me Glauk Konjufcën, anulon pjesëmarrjen në emision’

Zyrtarja për media e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka shkruar se ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK’së, Blerand Stavileci, ka anuluar pjesëmarrjen në debatin që pritej të zhvillohej sonte në emisionin Rubikon të KTV’së, pasi kishte marrë vesh se përballë do ta ketë deputetin e zgjedhur të LVV, Glauk Konjufcën, transmeton […]
Kurti në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka përmendur deklaratat e Stavilecit dhe deputetes së zgjedhur nga PDK, Blerta Deliu, sipas të cilëve, deputetë e zyrtarë të VV’së i frikësohen debatit me ta.
Më tej, ajo bëri të ditur se ka tri vjet që kur PDK nuk ballafaqohet në emisione me zyrtarë të Vetëvendosjes.
Lexoni të plotë shkrimin e saj:
Blerand Stavileci e Blerta Deliu, para dy ditësh pretenduan se u frikësokemi me dalë me ta në debat. Paramendojeni. Dhe si çdo shpifje (e tyre) që nuk ka qëndrueshmëri e konsistencë, kjo u demantua menjëherë.
Blerant Stavileci, i paraparë qysh prej dje që të marrë pjesë sonte në debat (Rubikon) e ka anulu pjesëmarrjen me ta kuptuar që do ta ketë përballë Glauk Konjufcën. PDK-ja ka tri vjet që nuk ballafaqohet me përfaqësuesit e Lëvizjes në emisone pasi të gjitha debatet i humb, se përfaqësuesit e Lëvizjes janë në anën e së vërtetës.
PDK nuk ka strategji mediale. Ka fushatë shpifjesh e këto për nga natyra nuk kanë jetëgjatësi.












