Blerand Stavileci i kundërpërgjigjet Shpend Ahmetit

Blerand Stavileci i kundërpërgjigjet Shpend Ahmetit

Blerand Stavileci nga PDK  i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili mbrëmë iu argumentua me fakte kritikave të kësaj partie. Por Stavileci sërish ka vazhduar me akuzat e tij, për lejet e ndërtimit, që siç thot ai ‘ është parë edhe duke festuar Shpend Ahmeti me pronarët e kompanisë Redoni’’.   Ky […]

Por Stavileci sërish ka vazhduar me akuzat e tij, për lejet e ndërtimit, që siç thot ai ‘ është parë edhe duke festuar Shpend Ahmeti me pronarët e kompanisë Redoni’’.

 

Ky është statusi i plotë i Stavilecit:

Mbrëmë e paskemi lënë punëtorin e Dardan Molliqajt pa gjumë. Shumë vonë paska gjetur forcë të thotë diçka. Megjithatë, edhe atë që e paska thënë qenka tërësisht manipuluese. Kur Shpend Ahmeti kishte bllokuar ndërtimet dhe kishte lënë mbi 5 mijë punëtorë pa punë, në vitet 2014/2015, ai i kishte dhënë leje ndërtimore dy kompanive, ku projektuese ishte pikërisht kompania “Urban Plus” e mikut të tij, Ilir Gjinolli (http://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,119210240). Kjo u mohua dje nga Gjinolli, kurse u manipulua nga Ahmeti, sepse ky i fundit nuk ishte akuzuar në këtë rast për dhënie tenderi, por për dhënie lejesh me të njohur. (Dëshmitë më poshtë).

Për klientelizmin e Administratës së Prishtinës me kompaninë e përbashkët të kryesuesit të Komitetit për Shëndetësi në partinë Vetëvendosje, Jusuf Ulaj, si dhe me mikun e tij, pronarin e kompanisë “Rexha”, dje publikoi dëshmi mjaft Arbana. (Dëshmitë sesi kompania “RUB” e Jusuf Ulajt i ka shtruar trotuaret dhe bulevardet në Prishtinë i gjeni në faqen e saj. Platoja mbi Kurriz, e cila që 4 vjet është e pafinalizuar, po shtrohet me betonproduktet e tij, sepse tenderin milionësh, Shpend Ahmeti, ia kishte dhënë mikut të tij).

Gjithashtu, as kompanitë “Green Door” dhe “Rraci Ark”, z. manipulant, pronarët e të cilave marrin leje ndërtimore nga Administrata e Prishtinës, nuk janë denoncuar publikisht për tenderomani, por për marrje lejesh pa fije problemi si kompani projektuese. Madje, kushedi, se qytetarët e manipuluar prej jush po dërgojnë llojlloj dëshmish, ditëve të ardhshme mund të publikohet mbase edhe ndonjë dëshmi sesi “arkitektët” tuaj u kanë marrë edhe banesa e lokale ndërtuesve në Prishtinë për t’u siguruar leje për ndërtime jashtë kritereve.

Ndërsa, për Nol Binakajn, dhëndrin e Ylli Hoxhës, ky i fundit vetë ia ka lëshuar vendin si anëtar në Komitetin për Planifikim Urban, se aty ju është nevojitur më shumë për allishverishet tuaja. Me të gjitha këto, përfshirë edhe projektin e kompanisë “B-Plan” të prindit të Nol Binakajt për Zonën Mbrojtëse dhe Gjelbëruese në rrugën për Veternik, për të cilin i është dhënë leja kompanisë investuese (më herët ishte anuluar nga Isa Mustafa si kryetar), sigurisht se do duhej të merrej prokuroria.

Meqë po flasim për lejet dhe qytetarët e Prishtinës, qy se mbrëmë m’i paska dërguar dikush Shpend edhe disa foto nga një darkë e Dardan Sejdiut, ku shihet edhe bashkëshortja juaj (me gjasë aty afër paske qenë edhe ti, por ta paska mbuluar fytyrën shampanja), sipas qytetarit në restorantin Il Gusto në Tiranë, me pronarët e kompanisë “Redoni”, duke e festuar bashkë lejën ndërtimore që ia ke dhënë. Kësaj kompanie nuk i ishte dhënë leja nga qeverisja e Isa Mustafës, e cila më pas kishte nisur ilegalisht punimet në lagjen “Arbëria 3”, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut ishte shembur edhe rruga “Ekrem Rexha”. Madje, kundër saj kishte edhe fletëparaqitje në gjykatë, kurse ju përveçse ia keni dhënë lejen, edhe e paskeni festuar bashkë.

Shpend, je i mbështjellur me një lëmsh të madh klientelist dhe korruptiv.

Mos mendo që do e lëmë me kaq, ka edhe shumëçka tjetër për juve!

  1. manipulant, në përpjekjen tënde për manipulimin e fakteve, nuk kishte marrë mundin t’i mbroje fare milionat që drejtori yt, Hysen Durmishi, ia ka dhënë ish-kompanisë ku kishte punuar më parë dhe milionat e tjerë që ia keni dhënë kompanisë “Rexha”, mikut të Jusuf Ulajt. Kjo nënkupton që je i vetëdijshëm se korrupsionin e keni brenda llojit tuaj!
    Mos u fsheh!Të presim me zemër dhe dëshmi në debat!

    P.S. Sa fol e rren jerëm mas 12ve t’natës shfrytëzoje bile mirë kohën tu e kqyr Erionin n’Tiranë qysh punohet!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?