BE i bjen ‘pishman’ për të ndërmarrë sanksione të reja kundër Rusisë (Foto/Video)

Projektet e mëdha evropiane të energjisë mund të ndikohen nga sanksionet, nëse Kongresi i SHBA’s kalon një projekt-ligj për të ndëshkuar bizneset që punojnë për të zhvilluar, përmirësuar dhe mirëmbajtur projektet që lidhen me shtetin rus kudo në botë. Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Margaritis Schinas tha se masa do të ndikonte në “pavarësinë energjetike dhe […]
Projektet e mëdha evropiane të energjisë mund të rrezikohen nëse merret vendimi nga Kongresi i ShBA-së e cila pritet të miratohet më 25 korrik project-ligji që ndëshkon bizneset të cilat punojnë për të zhvilluar, përmirësuar dhe mirëmbajtur projektet e tjera që bashkëpunojnë me ato të Rusisë në të gjithë botën.
Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se kjo masë nëse merret nga Kongresi Amerikan do të ndikonte në “pavarësinë energjetike dhe interesat që lidhen me çështjen e sigurisë” të Evropës.
Komisioni përgatiti një listë të tetë kompanive që do të preken.
Lista i përfshin gjitha këto kompani: Lëngëzimi i Gazit Natyror në Baltik (Shell dhe Gazprom); Lumi Blu (Eni dhe Gazprom); Gazsjellësi CPC (Shell, ENI dhe Rosneft); Lumi Nord 1 (kompani të ndryshme evropiane dhe Gazprom); Lumi Nord 2 (kompani të ndryshme evropiane dhe Gazprom); Zgjerimi i Sakhalin II (Shell dhe Gazprom); Shah Deniz dhe Tubacioni Jugor i Kaukazit (PB dhe Lukoil); dhe Fusha e Zhor-it (BP, Eni dhe Rosneft).
Schinas ka thënë se Komisioni po i përcjellë zhvillimet “me disa shqetësime” dhe priti që “interesat” e Bashkimit Evropian të trajtohen seriozisht në Kongresin Amerikan, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Meqenëse mbledhja e Kongresit Evropian është duke ardhur, BE-ja ka shtuar tentativat për të minimizuar ndikimin e kompanive evropiane duke ia dërguar Uashingtonit gjatë fundjavës së 22-23 korrik-ut për të bindur ligjvënësit amerikanë që t’i zbusin kushtet që paraqiten në tekst.
Një ndryshim kyç në këtë rast parashihet që Rusisë do t’i lejohet në pjesëmarrjen për projektet e energjisë t’i ngritet nga 10% në 33%.
Projekt-rezoluta e ndryshuar duhet të votohet fillimisht nga Kongresi, pastaj nga Senati përpara se të ratifikohet nga Presidenti Donald Trump.
Schinas tha se BE është e gatshme të përgjigjet “në mënyrë adekuate dhe të menjëhershme”.
Megjithatë, çdo masë korrigjuese e ndërmarrë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kërkonte mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare, që përfshin vende që janë kundër Nord Stream 2 – mes tyre Polonia dhe vendet e tjera të Evropës Lindore, të cilat besojnë se projekti do të rriste varësinë energjetike të Evropës ndaj Rusisë.
Krerët e BE-së e shqyrtuan vendimin e tyre ndaj sanksioneve të reja kundër Rusisë kur kjo e fundit u përgjigj me një program të sanksioneve të veta ndaj vendeve që e kishin sanksionuar atë./Periskopi/














