Biznesmeni shqiptar shpëton këngëtaren serbe

Biznesmeni shqiptar shpëton këngëtaren serbe

Biznismeni i njohur shqiptar Qazim Osmani njihet si një don zhuan në skenën e estradës serbe. Së fundmi Qaza ka ndihmuar një këngëtare serbe e cila teksa performonte në klubin e tij, ishte sulmuar nga një person i panjohur. Këngëtaren një burrë i panjohur e ka thirrur te separeja e tij dhe pasi ajo ka […]

Këngëtaren një burrë i panjohur e ka thirrur te separeja e tij dhe pasi ajo ka refuzuar të shkojë, me dhunë ka tentuar ta puthë para daljes së saj në skenë.

Këngëtaren serbe Goga Sekuliq e ka sulmuar një burrë i ri i panjohur, edhe atë në klubin e Qazim Feliks Osmanit në Poreç, ku ajo ka kënduar të shtunën që shkoi.

Sipas “Kuririt” të Beogradit, incidenti ka ndodhur para daljes së saj në  skenë. Me të në ato çaste nuk ka qenë bashkëshorti i saj Urosh Domanoviq.

Këtë e ka shfrytëzuar burri të cilin Goga nuk e njeh, ka depërtuar përmes masës së njerëzve, i është afruar këngëtares për t’u njoftuar dhe e ka ftuar që pasi ta kryejë këndimin t’i bashkëngjitet në separenë e tij.

Ajo e ka refuzuar, duke thënë se ka ardhur për të punuar, jo për ndonjë gjë tjetër.

Pas kësaj burri e ka kapur vrazhdë për krahu dhe ka tentuar ta puthë. Ajo i ka rezistuar, pas çka ai e ka shtrënguar më fort.

Sipas fjalëve të një dëshmitari, posa e ka parë se këngëtarja që e ka angazhuar është në rrezik, Qazimi ka vrapuar për ta mbrojtur nga dhunuesi.

“Feliksi në moment u gjend te bina. Mashkullit të dhunshëm ia sqaroi se Goga është grua e martuar dhe iu lut që të sillet me të si me një zonjë. Ai djaloshi kishte pirë ca më shumë dhe s’dinte të sillej. Më vonë mësova se ai me vite është i dashuruar në këngëtaren dhe se për shkak të saj kishte ardhur nga Sllovenia”, thotë burimi i “Kuririt”, transmeton Express.

Këngëtarja e ka konfirmuar informatën, duke theksuar se me rëndësi është se gjithçka ka përfunduar mirë.

Edhe Qazimi ka komentuar situatën, duke thënë se Goga është një femër shumë e bukur dhe prandaj të gjithë duan të jenë në shoqëri me të.

“Gjithçka ishte OK. S’ka problem që s’mund të zgjidhet”, ka thënë Osmani.

 

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya