BIK-u nuk tregon se sa para u mblodhën për ndërtimin e xhamisë

BIK-u nuk tregon se sa para u mblodhën për ndërtimin e xhamisë

Bashkësia Islame e Kosovës kishte kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për t’i kryer disa procedura për ndërtimin e xhamisë së madhe në lagjen Dardania të Prishtinës. Por ende nuk dihet se sa mjete janë grumbulluar, edhe pse që një kohë të gjatë çështja e ndërtimit të xhamisë është bërë ndër temat më të diskutueshme në […]

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, e ka konfirmuar këtë për Gazetën Insajderi, duke shtuar se shumë shpejtë do të publikohen të gjitha.

“Ne patëm kërkuar ndihma prej qytetarëve, janë mbledhë disa mjete që do të bëhen transparente. Ato janë mbledhë rreth disa përgatitjeve që ne i kemi bërë si Bashkësi Islame, dhe për t’i mbuluar ato shpenzime”, ka thënë Sadriu për Insajderin.

Ndërtimi i xhamisë në Dardani të Prishtinës është bërë tema më e përfolur kohëve të fundit, sidomos për arkitekturën e saj.

Ende nuk dihet saktë se sa do të kushtojë ndërtimi i saj. Ndryshimi i projektit që pritet të ndodh, mund ta ndryshojë edhe koston e saj.

Dilema që po diskutohet është tek katet e parkingut nëntokësor që do t’i ketë xhamia. Projekti parashihte katër sosh. Ndërsa tash asaj mund t’i hiqen dy prej tyre. Kjo për shkakun e problemeve me kanalizimin.

Lidhur me detajet e projektit, asambleja komunale e Prishtinës ka mbajtur debat, në të cilin janë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet.

Shuma e cila mund të lëvizë është prej 35-40 milionë euro. Financimin dhe ndërtimin e saj e ka marrë mbi supe Bashkësia Islame e Turqisë.

Roli i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në këtë rast do të jetë roli mbikëqyrës i saj.

Ahemt Sadriu nga BIK-u ka thënë për Insajderin se shumë shpejtë do të caktohet edhe organi mbikëqyrës, që do të jetë një kompani lokale.

“Roli i BIK-ut është vetëm mbikëqyrës. Ne do ta caktojnë organin mbikëqyrës, që do të jetë firmë lokale”, ka thënë Sadriu.

Një xhami të njëjtë, me disa ndryshime të vogla, po ndërtohet edhe në Tiranë të Shqipërisë. Po ashtu, financimin dhe ndërtimin e asaj xhamie e ka marrë përsipër Bashkësia Islame e Turqisë.

Sipas zëdhënësit të BIK-ut, ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtinë pritet të zgjasë deri në tri vjet, marrë parasysh praktikat nga ndërtimi i xhamisë së njëjtë në Tiranë.

Enigmat e projektit

Krejt kjo kishte nisur më 23 shkurt 2012 kur Asambleja Komunale e Prishtinës miraton vendimin për dhënien e lokacionit për ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë.

Në tetor të po atij viti Bashkësia Islame e Kosovës vuri gurëthemelin për ndërtimin e saj. Komuna kishte ndarë 81 ari tokë afër Postës së Madhe. BIK-u nuk ishte as afër nisjes së procedurave për konkursin që do të përzgjidhte projektin fitues.

Bashkësia Islame e Kosovës hap konkursin ndërkombëtar për projektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Në këtë konkurs aplikojnë 110 projekte por kriteret e BIK-ut i plotësojnë vetëm 81 projekte.

Gjithashtu BIK-u detyrohet që të heqë kriterin ku kishte kërkuar edhe disa objekte përcjellëse si lokale, garazhe dhe banesë prej 120 metrash katrorë për imamin.

Por BIK-u kurrë nuk e sqaruar faktin se si është bërë rimodelimi i hapësirë së Xhamisë dhe nuk ka paraqitur asnjë fakt në publik nëse projekti ka pësuar ndryshime, përkundër faktit se debati për këtë çështje është hapur disa herë gjatë viteve.

Më vonë BIK-u publikon në faqen e vet zyrtare njoftimin e jurisë e cila nuk kishte arritur të zgjidhte vendin e parë. Në vend të kësaj, juria kishte vlerësuar dy projekte për vendin e dytë dhe një për vendin e tretë.

Juria e përbërë nga 3 arkitektë të huaj – boshnjaku Amir Pashiq, turku Ibrahim Numan dhe italiani Atillio Petruqolli – dy arkitektë kosovarë, Muhamet Morina dhe Jusuf Xhepa, si dhe dy përfaqësues të bashkësisë islame Sabri Bajgora e Naim Terrnava, vendosi se asnjë nga projektet nuk e kishte merituar vendin e parë. Shpërblimi për vendin e parë ishte 25 mijë euro, për të dytin 15 mijë, kurse vendi i tretë 10 mijë euro.

BIK nuk e kishte publikuar emrin e kompanisë fituese. Dihet se është kompani turke. Nga Turqia vijnë edhe paratë për ndërtimin e Xhamisë, saktësisht nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Kësisoj, historia e ndërtimit të Xhamisë së Madhe ka zgjatur 6 vjet dhe ende vazhdon të zgjasë.

Zvarritja e ndërimit të xhamisë kishte bërë që kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, të reagojë duke thënë se janë të vendosur që ta ndërtojnë xhaminë, qoftë edhe pa leje.

“Ndoshta shumë shpejtë do të vijë dita që të dalim dhe ta nisim xhaminë pa leje dhe atëherë ju bëjë me dije që ai që organizon jam unë, ai që marrë përgjegjësinë jam unë, ai që duhet të burgoset jam unë, të gjitha jam unë, por nuk kam dëshirë të shkojë punën deri aty”, kishte deklaruar Tërnava në një intervistë në RTK.

Kundër arkitekturës së xhamisë

Një peticion është hapur për të ndaluar ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Nismëtari i këtij peticioni është  Ragip Rugova, i cili katër muaj më parë ka kërkuar për të nënshkruar pasi që, sipas tij, “qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë për xhami të reja as për kisha të reja.”

“Xhamitë dhe kishat nuk sjellin përparim të shoqërisë. Ato sjellin prapambetje dhe kthim në ideologji dhe praktika të territ të mesjetës.”, kishte shkruar Rugova në përshkrimin e peticionit.

Por jo vetëm kaq. Kishte kundërshtime edhe sa i përket arkitekturës që parashihej në projektin për ndërtimin e xhamisë.

Yll Rugova me një grup nënshkruesish të kërkesës, kërkonin rishikimin e projektit të xhamisë, duke thënë se ajo nuk është në përputhje me Planin Rregullativ.

Ndaj këtij peticioni kishte reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke thënë se ai nuk ka asnjë bazë ligjore.

“Llogaritet se afërsisht 85% të qytetarëve të Kosovës janë të besimit islam andaj, me këtë peticion i cili nuk ka asnjë bazë ligjore, njerëzore, morale dhe logjike po i bëhet një shërbim shumë i keq raporteve të mira ndërfetare që kanë qenë deri më tani në Kosovë”, thuhet në reagim.

Sipas KMDLNj-së, me këtë peticion po rrezikohen të drejtat e njeriut të besimtarëve të besimit islam në Kosovë pavarësisht përkatësisë etnike sikur që po inkurajohet një diskurs i rrezikshëm, ai i përçarjes në baza fetare.

Ndërtimi i kësaj xhamie u përdor edhe për sulme deklaratash mes rivalëve politike, duke e akuzuar njëri-tjetrin për përfitime politike në kurriz të qytetarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?