Bieber lë muzikën për shkak të fesë?

Bieber lë muzikën për shkak të fesë?

Justin Bieber i anuloi pa ndonjë shpjegim 14 koncerte nga turneu botëror “Purpose” dhe menjëherë nisën spekulime nga më të ndryshmet, ku thuhej se ai do ta lë muzikën dhe do t’i përkushtohet krishterimit. Ky lajm bëri që shumë fansa të kanadezit të besonin se ai ka hequr dorë nga muzika, pasi ai kishte mbajtur […]

Ky lajm bëri që shumë fansa të kanadezit të besonin se ai ka hequr dorë nga muzika, pasi ai kishte mbajtur një sërë performancash joentuziaste para se t’i anulonte koncertet.

Mirëpo, TMZ raporton se këngëtari do të kthehet në studio në të ardhmen dhe se feja nuk do ta pengojë që të vazhdojë të merret me muzikë.

Fansat e kanë drejtuar gishtin kah pastori i Bieber
23-vjeçari është shoqëruar vazhdimisht me pastorin Carl Lentz nga Kisha Hillsong, të cilin fansat e konsiderojnë përgjegjës për veprimet e fundit të Bieber, i cili madje ka kërkuar të hapë një kishë të veten.

Kisha Hillsong ka dalë me komunikatë për t’i përgënjeshtruar njoftimet se ata kanë ndikuar në vendimin e Justin për anulimin e koncerteve.

Nga ana tjetër, në njoftimin e organizatorëve të turneut për anulimin e koncerteve u tha: “Justin i do shumë fansat dhe urren që t’i zhgënjejë ata. Megjithatë pas një analize të kujdesshme, ai ka vendosur të mos performojë në koncertet e ardhshme. Ai i falënderon fansat e tij për eksperiencën e mrekullueshme që ka përjetuar në këtë turne për 18 muaj rresht”. /Telegrafi/

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya