Bëhuni gati, ja deri kur vazhdon vapa e madhe

.
Deri të martën nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrore, në Maqedoni do të mbisundojë mot i nxehtë, me temperatura të cilat do të arrijnë edhe deri në 40 gradë në pjesët jugore. Pas së martës pritet ndryshim i motit me të reshura të shiut të cilat në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme.
Gjatë ditës së nesërme, e hënë, nuk përjashtohet paraqitje të rrallë e shiut të shkurtër me bubullima, para së gjithash në lindje në zonat malore.
Shira të rrëmbyeshëm të përcjella me bubullima dhe erë të fortë priten të martën në pjesët veriore të vendit.
Të mërkurën dhe të enjten do të jetë moti i ndryshueshëm dhe i freskët me shi lokal. Temperatura e ditës, duke filluar nga perëndimi do të jetë në rënie, që do të vazhdojë edhe në dy ditët në vijim dhe do të lëvizë në interval prej 26 deri 33 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën mes 8 dhe 7.
Pas kësaj, sipas parashikimit të sinoptikëve, në fund të korrikut dhe në javët e para të gushtit, do të rikthehen temperaturat tropikale.












