Basha flet me nostalgji për çadrën, ka disa fjalë edhe për Ramën

Basha flet me nostalgji për çadrën, ka disa fjalë edhe për Ramën

Për herë të parë, Lulzim Basha pranon se marrëveshja me Edi Ramën ishte një dështim i Partisë Demokratike, që nuk e frenoi dot deformimin e votës në 25 Qershor. Deklaratën e ka bërë gjatë takimeve me demokratët e Vorës, Kombinatit, Kasharit, Dajtit e Farkës. “Ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën tonë të drejtë para çdo shqiptari […]

Për herë të parë, Lulzim Basha pranon se marrëveshja me Edi Ramën ishte një dështim i Partisë Demokratike, që nuk e frenoi dot deformimin e votës në 25 Qershor.

Deklaratën e ka bërë gjatë takimeve me demokratët e Vorës, Kombinatit, Kasharit, Dajtit e Farkës.

“Ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën tonë të drejtë para çdo shqiptari dhe para komunitetit ndërkombëtar, nuk arriti as ta frenojë dhe as ta shkatërrojë mekanizmin që ishte vënë në lëvizje. Këtë e dini fare mirë ju. E dinë gjithë demokratët, e dinë gjithë qytetarët. E di unë, e di i madh dhe i vogël se me çfarë u përballëm që javën e parë pas kësaj marrëveshje politike. Me një kundërshtar politik që tashmë kishte minuar tërësisht terrenin elektoral, me shpërndarjen masive të parave të pista të drogës dhe përqindjen e tenderave dhe koncensioneve korruptivë, për të detyruar qytetarët të tjetërsojnë vullnetin e tyre apo duke mbledhur kartat e identitetit. Me angazhimin e plotë të makinës shtetërore në favor të partive të pushtetit dhe natyrisht si gjithmonë shoqëruar nga bandat dhe narkotrafikantët. Në këtë terren u zhvilluan fushata dhe zgjedhjet e 25 Qershorit”, tha Basha.

Por ndërsa pranoi dështimin në marrëveshjen me Edi Ramën, Basha i është rikthyer ditëve të protestës në Çadër.

“Përkulem me respektin më të thellë, me mirënjohje time të përjetshme për sakrificën tuaj në Çadrën e Lirisë për 90 ditë e 90 netë me radhë, e cila u dha shqiptarëve jo vetëm kauzë e drejtë për zgjedhje të lira por edhe shpresën për një të nesërme ndryshe. Një raport tjetër midis qeverisë dhe qytetarit. Dhe ky është pikërisht programi i Partisë Demokratike. Ky është programi ynë, një qeveri për qytetarët. Ne e dinim se çfarë gatuhej nga qeveria që erdhi në pushtet me ndihmën e krimit. Droga që mbuloi Shqipërinë ishte dhe është një projekt politik i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës” u shpreh Basha.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?