Baraliu jep këtë version të zgjedhjes së kryeparlamentarit

Baraliu jep këtë version të zgjedhjes së kryeparlamentarit

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e ka të definuar qartë se si mund të procedohet tutje, në rast se dështon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në seancën e thirrur më 3 gusht.  Kështu të paktën ka deklaruar eksperti juridik, Mazllum Baraliu. Në një prononcim për “Indeksonline”, Kushtetuta nuk e sqaron se si mund të procedohet […]

Në një prononcim për “Indeksonline”, Kushtetuta nuk e sqaron se si mund të procedohet tutje zgjedhja e të parit të Parlamentit.

Por, Baraliu ka sqaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 e ka lënë të hapur mundësinë që grupi i njëjtë partiak ta propozojë sërish kandidatin e njëjtë në seancat e caktuara më vonë.

“Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 është lënë hapur mundësia që koalicioni ose partia e cila propozon herën e parë, ta propozojë edhe një herë tjetër kandidatin në séancat të caktuara të mëvonshme. Mund të propozohet edhe ndonjë deputet tjetër, munden të gjithë deputetët në bazë të rregullores së punës së Kuvendit të propozohen deri sa të kompenzohet apo harxhohet propozimi i caktuar”, ka thënë ai.

Megjithatë, sqarime tjera rreth çështjes se çka mund të ndodhë nëse nuk votohet një kandidat, nuk jepet nga Kushtetuta.

Sipas Baraliut, është dashur të determinohet edhe sa herë mundet të propozohet dikush.

Ai ka komentuar rreth çështjes së formimit të Qeverisë, duke thënë se Presidenti mund t`i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm nëse kalon afati 60 ditor që nga konfirmimi i rezultateve zgjedhore.

“Nuk mund të kalojnë 60 ditë, prej ditës kur janë konfirmuar rezultatet dhe është konstituuar Kuvendi. Nëse nuk formohet Qeveria atëherë Presidenti e ka për obligim që vendin ta çojë në zgjedhje, i shpallë zgjedhjet e reja të parakohshme”, është shprehur ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?