Banorët e Fushë Kosovës kundërshtojnë ndërtimin e shkollës (VIDEO)

Banorët e Fushë Kosovës kundërshtojnë ndërtimin e shkollës (VIDEO)

Numri i madh i nxënësve në Fushë Kosovë ka bërë që të merret vendim për ndërtimin edhe të një shkolle pranë “Kompleksit 300” në lagjen “Dardania”. Por ndërtimin e  këtij objekti po e kundërshtojnë banorët e kësaj lagjeje. Për këtë ata kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për ta kundërshtuar ndërtimin e shkollës. Iniciuesi i këtij […]

Numri i madh i nxënësve në Fushë Kosovë ka bërë që të merret vendim për ndërtimin edhe të një shkolle pranë “Kompleksit 300” në lagjen “Dardania”.

Por ndërtimin e  këtij objekti po e kundërshtojnë banorët e kësaj lagjeje.

Për këtë ata kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për ta kundërshtuar ndërtimin e shkollës.

Iniciuesi i këtij peticioni, Veton Jusufi tha për KosovaPress nëpërmjet telefonit se nuk janë kundër ndërtimit të shkollës,  por janë kundër lokacionit se ku është vendosur të ndërtohet shkolla.

“Ne nuk jemi kundër shkollës por jemi kundër lokacionit i cili po na e nxen hapësirën krejt komplet, shumica janë për ndryshimin  e lokacionit jo aty me u bë por pak më lartë, do me thanë edhe ka hapësirë pak ma lartë me shku vetëm mos me na e nxënë hapësirën”, tha Jusufi.

Lidhur me kundërshtimin e qytetarëve për punimet e shkollës, zyrtari për informim në komunën e Fushë Kosovës, Ali Topalli tha se qytetarët nuk po e kundërshtojnë ndërtimin e shkollës, mirëpo janë kundër lokacionit se ku po ndërtohet objekti.

Ai u shpreh se komuna nuk ka hapësira tjera ideale për ndërtimin e shkollës, prandaj është vendosur që në atë pronë publike të ndërtohet objekti.

Topalli për KosovaPress tha se janë të imponuar për të ndërtuar këtë shkollë për shkak të numrit të madh të nxënësve në shkollën fillore “Mihal Grameno”.

Pakënaqësinë për ndërtimin e shkollës e ka shfaqur edhe banorja e kësaj lagje, Kimete Ahmeti  e cila për KosovaPress tha se e kundërshton ndërtimin e objektit të kësaj shkolle në këtë hapësirë sepse po ua marrin gjelbërimin, dhe kështu po u dëmtojnë infrastrukturën  300 banesave të kësaj lagje.

Ndërtimin e shkollës në këtë komunë e ka mirëpritur edhe drejtori i arsimit i kësaj komune, Islam Shabani i cili tha për KosovaPress se ndërtimi i shkollës padyshim që do të ndikojë në cilësinë e mësimit për faktin se shkolla fillore “Mihal Grameno” punon në tri ndërrime dhe numri i nxënësve në një klasë arrin deri në 47 nxënës.

Ndërtimi i kësaj shkolle është financuar nga komuna e Fushë-Kosovës dhe punimet sipas planit të paraparë pritet të përfundojnë pas një viti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?