Bajrami: Seanca brenda dy javësh, aty do të dëshmohet nëse PAN i ka numrat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka  thirrur në takim të gjitha partitë politike në vend, për të diskutuar lidhur me seancën konstituive. Por vetëm partitë e PAN-it dhe ato të komuniteteve pakicë, përveç serbëve iu përgjigjën ftesës së Thaçit. E refuzuan edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Deputetja nga radhët e Nismas, Valdete Bajrami për […]

Por vetëm partitë e PAN-it dhe ato të komuniteteve pakicë, përveç serbëve iu përgjigjën ftesës së Thaçit.

E refuzuan edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Deputetja nga radhët e Nismas, Valdete Bajrami për Periskopin ka thënë se nuk është diskutuar për ndonjë datë se kur do të caktohet seanca, duke treguar se në takim kanë kërkuar që ajo të mbahet brenda afateve kohore.

‘Ne sot kërkuam që brenda afatit të caktohet seanca. Brenda këtyre dy javëve ku është e paraparë edhe me rregullore. Në takim nuk është caktuar data’, ka thënë Bajrami për Periskopin.

Ndërsa e pyetur nëse PAN-i vërtetë i ka bërë numrat për formimin e qeverisë së re, ajo thotë se vetëm seanca konstituive do ta dëshmojë një gjë të tillë.

Është raportuar se datat kur mund të zhvillohet seanca janë 27 korriku ose 4 gushti i këtij viti./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?