Bahtiri: Nëse Hashim Thaçi nuk na jep mandatin në herën e dytë, ja çfarë e keqe i ndodhë Kosovës

Njëri nga njerëzit më me ndikim në AKR, Agim Bahtiri ka thënë që janë të paluhatshëm sa i përket qëndrimi të tyre për mundësinë e një koalicioni me PAN-in. Ai theksoi se Aleanca Kosova e Re nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PAN-in, dhe do të qëndroj besnik në koalicionin LAA. “Behgjet Pacolli, nuk […]
Njëri nga njerëzit më me ndikim në AKR, Agim Bahtiri ka thënë që janë të paluhatshëm sa i përket qëndrimi të tyre për mundësinë e një koalicioni me PAN-in.
Ai theksoi se Aleanca Kosova e Re nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PAN-in, dhe do të qëndroj besnik në koalicionin LAA.
“Behgjet Pacolli, nuk dëshiron të shkojë me PAN-in, dhe po ashtu e gjithë kryesia e AKR-së është e përkushtuar që nuk do të shkojnë në koalicion me PAN-in. Ne kemi një koalicion me LDK-në, po ashtu jem duke biseduar edhe me VV-në dhe nuk jemi te interesuar të bashkëpunojmë me PAN-in”, tha Bahtiri në një deklaratë për GazetaBlic.
Ndryshe Bahtiri paralajmëroi se nëse presidenti i Kosovës, nuk ia jap të drejtën manadatarit të dytë, mund të ndodhë diçka e keqe.
“Kryetari i shteti është i detyruar që në mënyre paqësore që nëse PAN, nuk arrin ta formojë qeverinë, t`ia jap të drejtën mandatarit të dytë. Përndryshe nëse kryetari i shtetit është i një anshëm, mund të ndodhë situate si në Maqedoni”, tha ai.












