‘Avioni po rrëzohet, nëse ndodh gjë…të dua!’

‘Avioni po rrëzohet, nëse ndodh gjë…të dua!’

Në momentin tmerrues kur avioni me 180 pasagjerë po binte pikiatë drejt detit të dielën, një nënë i dërgoi bashkëshortit atë që ajo besonte që ishte mesazhi i fundit ‘i dashurisë” për të dhe fëmijët. Nickola Tye filmoi momentin kur u hapën maskat e oksigjenit në avionin që po fluturonte nga Ibiza për në Leeds. […]

Në momentin tmerrues kur avioni me 180 pasagjerë po binte pikiatë drejt detit të dielën, një nënë i dërgoi bashkëshortit atë që ajo besonte që ishte mesazhi i fundit ‘i dashurisë” për të dhe fëmijët.

Nickola Tye filmoi momentin kur u hapën maskat e oksigjenit në avionin që po fluturonte nga Ibiza për në Leeds.

Alarmi zgjoi pasagjerët që po flinin dhe kapiteni u tha të përgatiteshin për “një ulje emergjente”, ndërsa avioni po binte poshtë.

Në këto momente 39-vjeçarja i shkroi bashkëshortit për t’i thënë se e donte.

“Nuk i kisha dy fëmijët dhe bashkëshortin me vete dhe gjithçka mendoja ishte se nuk do t’i shikoja më”, tha ajo për “The Sun”.

“Avioni po rrëzohet dhe maskat e oksigjenit janë lëshuar, nëse ndodh gjë…të dua”, i shkroi ajo të shoqit.

Por fatmirësisht ky nuk do të ishte mesazhi i fundit i saj për bashkëshortin, pasi avioni u ul dhe të gjithë pasagjerët ishin mirë.

Gruaja shpjegoi se në avion kishte momente shoku, por kur avioni preku tokën e kuptuan edhe më mirë atë që kishin kaluar.

Image

Ajo nuk ishte e vetmja që u kishte dërguar mesazhe familjarëve. Tom Miller, një tjetër pasagjer në avion u shkroi mesazhe të afërmve, përfshirë gruas së tij duke i thënë “Të dua zemër.”

Pas orë të tëra tmerri, pasagjerët e tmerruar u rikthyen në Leeds nga Barcelona, por shumë e kishin me frikë të hipnin prapë në avion.

Kompania “Jet2” fajësoi një “problem të vogël teknik” për gjithë situatën. /tvklan.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?