Atentati në Vlorë: Del fotoja e viktimës, ky është 37-vjeçari që u ekzekutua (Foto)

Publikohet fotoja e viktimes së atentatit të mbrëmshëm në Vlorë. Policia e Shtetit bën me dije të tjera detaje që hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën, ku një person mbeti i vrarë në atentat me armë zjarri. Marjen Xhaferaj, 37 vjeç, u qëllua gjashtë herë me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës […]
Marjen Xhaferaj, 37 vjeç, u qëllua gjashtë herë me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe Policia bën të ditur se 37-vjeçari ishte në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person, i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Më pas autori është larguar në këmbë mes pallateve. Viktima ka përdorur edhe disa emra të tjerë por jo me gjendje civile. Sipas bluve, viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal. Mesohet se ne momentin qe eshte qelluar, ai ka qene i ulur ne lokal me nje tjeter person. Ka qene nje person qe i eshte afruar dhe e ka qelluar.













